Kadri Veseli thirret në Hagë për krimet e luftës, reagon Rama: Ftesë e padrejtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është thirrur nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë për të dëshmuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë Veseli, i cili lajmëroi se do të paraqitet atje më datë 4 dhjetor.

 “Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftesë më 4 dhjetor”, shkruan Veseli.

Prokuroria Speciale më herët thirri edhe Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit për t’u paraqitur në Hagë si qytetar i thjeshtë i Kosovës.

Në lidhje me thirrjen e bërë nga Haga për Veselin, reagoi edhe kryeministri Rama duke shprehur solidaritetin e tij për kreun e PDK-së. Rama e cilësoi ftesën të padrejtë nga Gjykata Speciale, por shtoi se do dëshmohet edhe një herë lufta e drejtë e UÇK për lirinë e popullit të Kosovës.

Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin” shkruan Rama në twitter

Dorëheqja e Haradinaj, Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur një vendim personal dorëheqjen e Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ndërsa tha se tashëm vendi do të përgatitet për zgjedhje të përkohshme.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe i tillë është pranuar. Tashmë zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, kurdo që ato të caktohen. Ajo që mund të diskutohet tanimë është vetëm koha kur ato do të mbahen. Do të ketë këshillime me partitë tjera në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.” – tha Veseli

Në lidhje me ftesën e ardhur nga Gjykata Speciale e Hagës për Ramush Haradinaj por edhe për ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi në lidhje me krimet e luftës, Veseli tha se pastërtia e luftës se UÇK do të dal në dritë.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, ashtu si edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide”, tha Veseli

‘Taksa serbe’, përçan Haradinajn me Veselin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se qëndrimet jo unike të udhëheqësve të Kosovës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Beogradin, e kanë bërë Serbinë më të fortë dhe i kanë dhënë mundësi të kushtëzojë kthimin në tryezën e bisedimeve.

Ai i bëri këto komente duke reaguar ndaj intervistës së kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, dhënë Zërit të Amerikës, në të cilën ai tha se ka dallime konceptuale me kryeministrin Haradinaj rreth tarifave dhe bisedimeve.

“Dhe ka një pragmatizëm ku unë e mbroj interesin tim, duke mos lejuar asnjëherë që komunikimi me Serbinë, forma në të cilën komunikoj me Serbinë të bartet njëtrajtshëm edhe me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ky është dallimi mes meje dhe kryeministrit Haradinaj, i cili duhet ta bëjë këtë dallim. Kur flas për Serbinë, edhe 1000 për qind ia vë taksën, por kur flasim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ne duhet të jemi pragmatikë, duhet të jemi pak më të mençur. Kjo është çështja që dallon”, tha zoti Veseli.

“E pash intervistën, është kualifikim i paqëndrueshëm, pra, nuk kam qasje me Amerikën si me Serbinë. Me Serbinë njëherë jam nda në luftë, kam qenë krah për krah me Amerikën. Kemi dallime në tema me Serbinë të shumta, ma pak me Amerikën. Kemi dallim në një temë; suspendimin e taksës. Sikur kryetari Veseli e të tjerët të kishin qenë unik Amerika ndoshta do të na kishte përkrahur më shumë, po kjo dëshirë me fol ndryshe po na bën dëm si Kosovë e na ka lënë ku jemi sot”, tha të mërkurën kryeministri Haradinaj.

Ai hodhi poshtë çdo mundësi që këmbëngulja për tarifat të jetë populizëm.

“Fatkeqësisht besnikëria ndaj atdheut ndaj temave të interesit nacional nuk duhet me u kalkulu kështu. Populizëm ose miqësi me Amerikën për Veselin e të tjerët ka qenë kur ishin momente të tjera, u pa se nuk e kemi fort shqetësim qasjen ndaj Amerikës se kemi fol me një gjuhë tjetër, ju e dini për cilën temë e kam fjalën. Ndërsa, kur janë temat e interesit nacional, me i kërku Kosovës me e suspendu taksën pra me ja dhanë tregun shtetit që e mohon ekzistencën tonë është e padrejtë. Ehe nuk shpjegohet kjo kurrqysh ski qysh me e shpjegu, nuk është në logjikën e Amerikës, e as të askujt tjetër, por, është fatkeqësia e udhëheqësve tonë që shkojnë atje dhe i thonë duhet me e gjet një zgjidhje, në vend se me i thanë ka të drejtë kryeministri jonë, kemi të drejtë që e kemi vendosë taksën…Po shihet këta unë e kam pas shumë të vështirë me e mbajt këtë drejtim politik, pikërisht për shkak të këtyre thyerjeve, se jam ankuar disa herë që nuk kemi qenë unik fatkeqësihst. Dhe kjo pastaj e bën Serbinë më të guximshme edhe nuk lëshon pe përderisa gjysma jonë i thotë kemi me e hekë taksën pse me e ardhë Serbia në dialog?”, tha kryeministri Haradinaj.

Qeveria e Kosovës u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave nga Serbia në nëntor të vitit të kaluar në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve të pezulluara me heqjen e këtyre tarifave, ndërsa Prishtina kërkon që bisedimet të mos kushtëzohen./VOA/

I vetmi kandidat, Kadri Veseli rizgjidhet kryetar i PDK

Pa kundërshtarë dhe pa asnjë votë kundër, Kadri Veseli, është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës mbajti të dielën Konventën e Nëntë zgjedhore, ku u zgjodh kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Gjatë fjalës së tij, Veseli ka kërkuar nga delegatët që të kërkojnë vizion dhe orientim si për vendin dhe brenda PDK-së që të ecim përpara. “Delegatë natyrisht se ky është moment ndjenje dhe krenarie jo vetëm për mua por për të gjithë PDK-në. Delegat të nderuar ju sot më keni bërë një nder dhe unë e di, menjëherë kërkoni përgjegjësi prej meje, lidership kërkoni vizion, kërkoni që në PDK mos te ketë dilema mos të ketë paqartësi, te ketë orientim të qartë për vendin, për partin, për kombin, që të ecim përpara. Të gjithë e dimë, secili prej neve se si kemi ardhur deri këtu. Dhe ne nuk duhet të lejomë që të ketë dilema, sot dy dekada mbrapa”, ka thënë Veseli.

Serbia, Veseli kërkon ndihmën e BE dhe SHBA për negociatat finale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka kërkuar Bashkimit Europian të ushtrojë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që Beogradi të mos ndërhyrjë  në Kosovë përmes Listës Serbe. Veseli ka folur në një intervistë për ABC News, duke deklaruar se ndërhyrja e Serbisë në Kosovë është flagrante dhe që nuk ndihmon stabilitetin e Ballkanit.

Influencës që domonstron Serbia në Kosovë, ky është shqetësim që do ta adresojmë te Bashkimi Evropian. Është ndërhyrje flagrante, dëmtuese që nuk është duke i ndihmuar stabilitetit në Ballkanit Perëndimor”.

Lidhur me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh se qëndrimi do të jetë në mbrojtje të sovranitetit territorial.

Në një rezolutë të cilën e ka nxjerr OKB-ja përgjegjësinë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë e ka bartur te Bashkimi Evropian. Brukseli nuk është qendër vetëm e Belgjikës, por e gjithë BE-së. Qëndrimi do të jetë shumë i qartë në interes në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Nuk është Kosova që i përcakton kushtet e dialogut, ku dhe si do të zhvillohen. Unë pres që BE-ja të ketë një involvim dhe kërkesë e jona është që SHBA-ja të jetë thellë dhe bindshëm në këtë proces”, ka thënë ndër të tjera Kadri Veseli.

Skip to toolbar