Kadri Veseli thirret në Hagë për krimet e luftës, reagon Rama: Ftesë e padrejtë

KOSOVA


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është thirrur nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë për të dëshmuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë Veseli, i cili lajmëroi se do të paraqitet atje më datë 4 dhjetor.

 “Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftesë më 4 dhjetor”, shkruan Veseli.


Prokuroria Speciale më herët thirri edhe Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit për t’u paraqitur në Hagë si qytetar i thjeshtë i Kosovës.

Në lidhje me thirrjen e bërë nga Haga për Veselin, reagoi edhe kryeministri Rama duke shprehur solidaritetin e tij për kreun e PDK-së. Rama e cilësoi ftesën të padrejtë nga Gjykata Speciale, por shtoi se do dëshmohet edhe një herë lufta e drejtë e UÇK për lirinë e popullit të Kosovës.

Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin” shkruan Rama në twitter




Skip to toolbar