Vranë 26-vjeçarin për kondicionerin, policia gjen kallashnikov në familjen Kusi

Tre javë pas ngjarjes së rëndë në kryeqytet, ku mbeti i vdekur Indrit Çelaj në shtëpinë e familjes Kusi, policia ka kryer një operacion ‘blic’ në shtëpinë e vëllezërve Albano dhe Griseldo Kusi në fshatin Allgjatë. Mësohet se gjatë krehjes së shtëpisë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit kallashnikov. Arma është gjetur në shtëpinë e xhaxhait të vëllëzerëve Kusi.

Sipas News 24, mësohet se antenat telefonike zbuluan tre ditë pas ngjarjes, se dy vëllezërit Kusi ndodheshin në zonën e Vorës, nga ku i shpëtuan një operacioni policor për kapjen e tyre. Ende nuk dihet se si dy vëllezërit Kusi i shpëtuan operacionit policor, ndërkohë që Blutë kishin marrë informacion në rrugë  operative për vendodhjen e tyre. Tashmë dyshohet se dy vëllezërit janë arratisur në Greqi duke kaluar në kufirin e gjelbërt.

Në datën 23 gusht, një nga dy vëllezërit Kusi, dyshohet se ka qëlluar për vdekje në banesën e tij shtetasin Indrit Çelaj, i cili vdiq në spital. Viktima ishte punësuar në shtëpinë e familjes Kusi për të rregulluar kondicionerin, ku pas një konflikti të çastit me një nga vëllëzerëit Kusi, ai është qëlluar me armë në kokë. Ndërkohë, prapakisht dyshohet se autori është Griseldo Kusi ndërsa në kërkim janë shpallur të dy vëllezërit.

Pas ngjarjes, policia arrestoi babain e dy vëllëzerve Kusi, Bujar Kusin, i cili ndodhet ende në burg. Ndërkohë dy të tjerë të dënuar janë dhe Ferdinant Bakalli dhe Ali Sula, ndërsa Luan Caka është në arrest shtëpie. Të tre këta persona dyshohet se kanë fshehur ngjarjen.

Mbante kallashnikov dhe pistoleta pa leje, arrestohet një person në Pezë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi i janë gjendur 3 armë zjarri pa leje dhe 308 fishekë luftarak. Sipas një njoftimi për shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit tregon se gjatë të mërkurës, është arrestuar shtetasi me inicialet D.H., 47 vjeç, banues në fshatin Ballashenj, në Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Një ditë më parë, Policia e Elbasait arrestoi një shtetas kosovar, i cili transportonte në mjetin e tij 19 pistoleta të kalibreve të ndryshme, të cilat kishin ardhur nga Serbia dhe do të shiteshin në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

TiranëFinalizohet një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.Falë bashkëpunimit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar "PEZA”Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak.Në pranga 47-vjeçari që posedonte armët e municionin luftarak.Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar "Peza", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë am Mittwoch, 14. August 2019

Terrorizon votuesit me kallash dhe thyen kutinë e votimit, kapet dhunuesi

Policia e Durrësit ka reaguar në mënyrë të shpejtë, duke neutralizuar një 53-vjeçar, që ka hyrë me armë kallashnikov në Qendrën e Votimit të fshatit Katund Sukth. Shtetasi Ramiz Bakanaçi ka hyrë në QV nr. 1521, duke kërcënuar komisionerët, ai ka marrë kutinë e votimit duket e nxjerrë jashtë ambienteve të Qendrës së Votimit, duke hedhur materialet zgjedhore.

Forcat e policisë janë lajmëruar në mënyrë të menjëhershme, duke shkuar në vendin e ngjarjes. Aty është bërë ndalimi i personit, të cilit në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një armë automatik model 56, me të cilën personi ka kërcënuar komisionerët e zgjedhjeve.

Kryetari i qendrës së votimit në Katund Sukth të Durrësit në një prononcim për mediat sqaroi atë që ndodhi.

“Një fshatar i jonë erdhi radhën e parë kishte pirë, na ofendoi, na kërcënoi erdhi së dyti me armë në dorë dhe na kërcënoi prapë na mori fletët e votimit me gjithë listën e zgjedhësve dhe doli përjashta. Erdhi policia, e larguan dhe ne vazhduam votimin. E cenoi procesin, por aq sa ishte policia u vunë shiritët. Na erdhi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na solli listë tjetër”, tha ai.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Cilido që do të kryejë veprime që cenojnë procesin e votimit dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, do të përgjigjet para ligjit.

Skip to toolbar