Meta kallëzon Dvoranin: Vonoi me dashje listën e Kuvendit

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti Ilir Meta tha se të hënën më 18 nëntor, do të depozitojë një kallëzim penal kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani për shpërdorim detyre. Me ton të ashpër dhe sulmues për rreth më shumë se një orë, Meta hodhi akuza ndaj Ardian Dvoranit se ka shkelur Kushtetutën me akte mafioze përmes shpërdorimi të detyrës, që sipas presidentit janë bërë qëllimisht dhe me dashje nga kreu i KED-së.

Meta akuzon Dvoranin për dy vepra penale, atë të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore. Sipas presidentit, KED nuk ka marrë asnjë vendim kolegjial për dërgimin e listave për plotësimin e vakancave njëherazi, por ky veprim është kryer personalisht nga kryetari Dvorani. Madje presidenti tha se Dvoni vonoi me dashje dërgimin e listave në Kuvend.

“Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë. Unë presidenti akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cenuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi e detyrës shtetërore apo titulli. Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz” tha Meta.

Meta shpjegoi sipas tij, të gjitha shkeljet që ka kryer Dvorani me dërgimin e listave te Presidenti dhe Kuvendi. Presidenti ngre pyetjen se kur KED i miratoi të 4 listat në një ditë, pse ja çoi Kuvendit një javë më vonë se Presidenti listat. Për vetë Presidentin kjo ka qenë e qëllimshme dhe një akt mafioz për të shkelur kushtetutën.

“KED krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërtimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë. KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situata për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. Kryetari i KED-së informoi ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit? Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia çoi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi. Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja çon Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. Në rastin më të keq, çdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh” tha Meta.

IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë Kavajë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka depozituar tre kallzime penale për zyratrët e Bashkisë Kavajë, për shpërdorim të detyrës. Sipas IKMT-së, zyrtarët e Bashkisë Kavajë kanë cënuar interesin e publikut dhe ttë territorit publik në të paktën shtatë (7) objekte shumëkatëshë të ngritura në territorin e kësaj bashkie.

Konstatimet janë bërë gjatë inspektimeve që IKMT ka ushtuar në bazë të ligjit në Bashkinë e Kavajës, prej të cilave ka rezultuar se Kryetari i Bashkisë Isa Sakja, Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit, Zhivllimit Urbanisitk dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dritan Kazazi, duke vepruar ose mos vepruar në dhënien e lejve të ndërtimit, kanë cënuar terroritin e publik.

Përmes njoftimit për publikun, IKMT shprehet e vendosur në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

Skip to toolbar