Përplasen dy makina në Kamëz, shpëtojnë drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz,  fatmirësisht pa viktima. Dy makinat janë përplasur fort me njëra-tjetrën, ndërsa drejtuesit e tyre nuk kanë pësuar asgjë.

Një mjet tip benz me targa AA 853 OA është goditur me një fuoristradë tip BMË të zezë në Bulevardin Blu në Kamëz.   Aksidenti ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të trafikut në zonë, por që policia ka bërë menaxhimin e situatës.

Militantët e Mziut sulmojnë KZAZ-në në Kamëz, policia përdor gaz lotsjellës

Militantët e PD-së kanë sulmuar të mërkurën shkollën Ibrahim Rugova në Kamëz, ku ndodhet KZAZ nr. 27.

Dhjetëra militantë të opozitës kanë tentuar të hapin me dhunë derën e shkollës, ndërsa ka ndërhyrë policia dhe i ka shpërndarë ata duke përdorur gaz lotsjellës.

Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike, punonjës në bashki, kanë mësyrë brenda portës kryesore të shkollës ku ka nisur një përplasje mes forcave të rendit dhe të bashkisë. Në këto kushte për të shmangur përshkallëzimin e situatës në dhunë dhe për të mos lejuar futjen në ambientet e brendshme të KZAZ në klasat e shkollës, policia është detyruar të hedhë gaz lotsjellës. Ndërsa efektivët e rendit janë pajisur me maska antigaz, policët bashkiakë ishin të papërgatitur.

Pas përdorimit t ë gaszit lotsjellës, militantët janë shpërndarë dhe situata është qetësuar. Gazetarët e Realstory.al raportojnë nga vendi i ngjarjes se pranë KZAZ-së kanë mbetur vetëm disa personas, por që aktualisht nuk ka përplasje me policinë.

Xhalal Mziu, kryetari i bashkisë së Kamzës vjen nga rradhët e PD-së dhe ashtu si të gjithë krybashkiakët e djathtë kanë vendosur që t’i binden dekretit të Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Një efektiv i Policisë Bashkiake të Kamzës ka humbur ndjenjat pas përplasjeve të ndodhura në KZAZ numër 27 që ndodhet në shkollën “Ibrahim Rugova”. Në ndihmë i erdhën qytetarët të cilët e transportuan me makinë private për në spital.

Policia është vendosur të zbatojë ligjin dhe të arrestojë të gjithë personat që dhunojnë KZAZ-të. Gjatë ditës së sotme kanë vënë mbi 10 vetë në pranga dhe ka shpallur të tjerë në kërkim për incidentet e djeshme në Shkodër e Tropojë. Pritet që edhe në Kamëz të ketë arrestime në orët në vijim.

“Po numërohen mbrapsht orët për qeverinë e krimit”

Nga Kamza kryedemokrati Lulzim Basha u bëri ftesë të gjithë të rinjve dhe qytetarëve që të bashkohen me protestën e nesërme më 11 maj për të rrëzuar “qeverinë e krimit dhe të numërojnë mbrapsht orët e arrogancës”. Basha përsëriti edhe një herë se zgjedhje pa PD nuk do të ketë.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash. Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëjë këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkundim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane dhe këta kohë do të ketë përgjigje përfundimtare. Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.” – tha Basha

Tërhiqet UBT, lejohet ndërtimi i shkollës në Kamëz

Pas disa ditë protestash senati i Universitetit Bujqësor të Kamzës është tërhequr duke përkrahur vendimin e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar shkollën në truallin pranë këtij universiteti.

Senati Akademik i UBT-së ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka deklaruar se është pro ndërtimit të shkollës në Kodër-Kamëz.

 “Ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri. Shkolla është vepër e mirëpritur. Takimet e ditëve të fundit qartësuan marrëdhëniet juridike dhe procedurale. Senati mbështet unanimisht marrëveshjen e lidhur mes UBT-së, ministrisë dhe bashkisë së Tiranës për paktin për universitetin”-deklaroi zëdhënësi.

Prej disa ditësh rektori i UBT-së, i mbështetur nga ish deputeti i PD-së, Jamarbër Malltezi protestoi kundër ndërtimit të një shkolle në truallin pranë këtij universiteti duke pretenduar se toka është pjesë e universitetit. Por banorët e zonës së Kodër Kamzës u ngritën në një tjetër protestë dhe kërkuan ndërtimin e shkollës pasi fëmijët e tyre udhëtonin larg për të shkuar në shkollë.

Siç duket palët kanë gjetur një zgjidhje dhe senati i UBT është tërhequr duke i hapur rrugën Bashkisë së Tiranës që të ndërtojë një shkollë në Kodër Kamëz.

Skip to toolbar