Briken Calja indinjohet me të gjithë!

Fituesi i katër medaljeve të arta dhe dy të argjendta në dy vitet e fundit ndihet i papërkrahur!

Fituesi i katër medaljeve të arta dhe dy argjendi në dy kampionatet e fundit evropiane të peshëngritjes, Briken Calja, ka bërë një reagim të shterues në faqen e tij facebook, duke rrëfyer sipas tij, disa të vërteta.

Reagimi i Briken Cales, që u shpall së fundi Kampion Europe në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian të Batumit, vjen si indinjatë ndaj mungesës së reagimit nga mediat dhe institucionet shtetërore.

Sipas peshëngritësit, mediat e kanë kaluar si diçka normale fitoren e tre medaljeve të radhës të Brikenit në evropianin e shtantës, ndërsa ende Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, nuk e ka telefonuar për t`a uruar. Pavarësisht indinjatës së shprehur në reagimin e bërë në Facebook, Briken Calja tregon se do të vijojë të derdh gjak e djersë për kombin.

“ÇDO TË THOTË 4 MEDALJE ARI DHE 2 ARGJENDI?!

Gjatë dy viteve, 2018 dhe 2019, u arritën rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngritjen në veçanti, që deri dje dukeshin të pamundura. Por me punë ia dolëm! 💪

Në një vend normal europian kjo do të jehonizohej e do të bënte të fliste i madh e i vogël.

Por ç’ndodh?!

Në vendin tonë kjo gjë kalohet sikur të jetë një arritje e rëndomtë dhe krejt normale.

A e do njeri fjalën sport në këtë vend? A mund të sillemi me sportistët siç ata e meritojnë? Çfarë duhet të bëjmë më shumë ne peshëngritësit që ndaj nesh të ketë një sjellje të duhur dhe dinjitoze?

Për median kjo gjë u kalua si diçka krejt standarde e normale. Më falni, duhet të jetë patjetër Brikeni nëpër studiot tuaja që të flitet për medaljet historike të sjella këto dy vite për Shqipërinë?

Për Brikenin flet vetë rezultati, por ju nuk po arrini të përmbushni atë motiv që profesioni juaj mbart, përcjelljen e lajmeve dhe opinioneve të duhura në mënyrë sinkrone, direkte dhe sigurisht të pavarura.

Në këtë vend flitet për çdo gjë, por për sportin dhe peshëngritjen në veçanti janë të gjithë neglizhentë kur ndërkohë deri tani përsa i përket rezultateve është krenaria jonë më e madhe.

Për mua rëndësia më e madhe është publiku, i cili më ka mbështetur në çdo hap timin, ata që kanë brohoritur në çdo kilogram timin të ngritur dhe që më kanë pritur ardhjen time në vendlindje me entuziazëm, duartrokitje e krenari.

Meqë përmendëm pritjen dhe përkrahjen, po ju përcjell lajmin që akoma nuk kam marrë asnjë telefonatë apo mesazh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit apo qoftë nga ndonjë zyrtar i saj. As edhe një urim të thjeshtë! Zero!

Mua si Briken kjo gjë nuk më duket normale, dhe nuk duket normale për asnjë person mesatar në nivelin e kuptueshmërisë.

Çfarë duhet të bëj më shumë një kampion Evrope?

Ka shumë pikëpyetje për çdo gjë dhe këdo që nuk më ka dhënë mbështjetjen e duhur, gjë të cilën ia dikton detyra por do të duheshin ditë të tëra për tu shprehur.

Këto fjalë burojnë nga zemra, që edhe pse e trazuar nga mërzitja e inati për ato që shpreha më lart, prapë buzëqesh kur bëhet fjala për Shqipërinë.

Do të vazhdoj të derdh djersë e gjak për kombin tim, edhe pse i papërkrahur aq sa duhet nga disa komponentët kyç që duhet të më gjenden pranë.

Juaji,

Briken Calja.

Fitues i 4 medaljeve Ari dhe 2 Argjendi në krye të dy viteve të fundi!

Publiée par Briken Calja sur Mardi 16 avril 2019

Calja i artë, mban premtimin

Peshëngritësi nga Shtërmeni rrëmben medalje ari në shkëputje

Briken Calja është shpallur përsëri Kampion Europe në peshëngritje për stilin e shkëputjes në peshën 73kg. Peshëngritësi nga Shëtermeni, ka triumfuar pasditen e sotme në Batumi të Gjeorgjisë, aty ku po mbahet kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur.

Calja la pas rivalët e tjerë në stilin e shpëkutjes, pasi arriti të ngrinte 156kg në provën e dytë.

Në provën e parë, Calja realizoi me sukses 152kg, ndërkohë që shtangisti nga Shtërmeni nuk dështon edhe në provën e dytë, ku ngre lart me sukses 156kg. Në provën e tretë shtangisti kuqezi tentoi 160kg, për të vendosur rekord të ri europian, por pa sukses

Briken Calja është kampioni i trefishtë i Europës një vit më parë, pasi fitoi 3 të arta në shkëputje, shtytje dhe dygarësh. Edhe këtë vit Calja e nis mbarë këtë Europian, ndërkohë që mund të realizojë sërish të njëjtin rezultat pas pak, kur të garojë në stilin e shtytjes.

Calja mban premtimin, përsëri kampion i Europës

Shtangisti nga Shtërmeni realizon tjetër sukses në Europianin e shtangës

Briken Calja është shpallur Kampion Europe në peshëngritje në peshën 73kg, për stilin e shkëputjes, ndërsa ka rrëmbyer dy medalje të argjendta në shtytje dhe dygarësh. Kampioni në fuqi i Europës garoi sot në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Në provën e parë, Calja realizoi me sukses 152kg, ndërkohë që shtangisti nga Shtërmeni nuk dështon edhe në provën e dytë, ku ngre lart me sukses 156kg. Në provën e tretë shtangisti kuqezi tentoi 160kg, për të vendosur rekord të ri europian, por pa sukses.

Pasi siguroi medaljen e artë në shkëputje, peshëngritësi nga Shtërmeni garoi për stilin e shtytjes, duke dështuar në dy nga tre provat, dhe për rrjedhojë doli i dyti. Gjithashtu në përfundim të konkurrimit, Briken calja u shpall nënkampion Europe në dygarësh, teksa rrëmbeu 1 medalje të artë dhe dy të argjendta.

Në stilin e shtytjes Calja e nis jo mirë garën, duke mos ngritur dot 183kg në provën e parë. Gjithsesi, këtë peshë shtangisti e realizon me sukses në provën e dytë, duke ngritur lart 183kg. Në provën e tretë, shtangisti kuqezi tentoi 188kg (rekord europian), por dështoi sërsish edhe pse iu afrua shumë pranë suksesit.

Në dygarësh, Briken Calja e mbylli garën me 339kg në total. Ai u mposht vetëm nga bullgari Bozhidar Andreev, që e mundi në stilin e shtytjes (ngriti 192kg) dhe në dygarësh (345kg, rekord europian). Gjithsesi, shtangisti kuqezi mbajti premtimin për medalje, duke i dhuruar Shqipërisë një të artë dhe dy argjendi, ndërkohë që një vit më parë fitoi 3 të arta.

Skip to toolbar