Bayern shkatërron Hertha Berlinin. Gjasula kapiten, por Paderborn “fundoset”

Bayern Munich vijon me rezultate pozitive në Bundesliga, duke mundur këtë të diel Hertha Berlinin me rezultatin 0-4 në tranfertë. Skuadra bavareze i shënoi të katërt golat në pjesën e dytë të lojës.

Ishte Muller që gjeti rrjetën në të 60`, ndërsa më pas Lewandowski shënoi në të 73` golin e dytë. Alcantara tre minuta më vonë shënoi dhe të tretin, ndërsa në të 84` ishte Perisic ai që katërfishoi për Bayern.

Skuadra e drejtuar nga Flick merr vendin e dytë në renditje me 36 pikë, ndërsa kryeson Leipzin me 40 pikë. Bayern Leverkusen shkatërroi gjithashtu me rezultatin 4-1 skuadrën e Paderborn, ku luan futbollisti i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, që mbante dhe shiritin e kapitenit.

Voland me dygolësh, Baumgarlinger dhe Gavertz ishin autorët e golave për Leverkusen, ndërsa Srbeny shënoi golin e nderit për të tijët. Paderborn duket pa shpëtim pasi ndodhet në vendin e fundit në kampionat, ndërsa Leverkusën mban vendin e 6 në renditje me 31 pikë.

Memushaj: Fitorja, dhuratë Rejas

Ledian Memushaj do të jetë kapiten i ekipit kombëtar në takimin e së premtes kundër Turqisë. Ai doli në konferencë për shtyp me trajnerin Edy Reja. Memushaj foli i pari në konferencë, duke treguar fillimisht se ndihej i emocionuar që do të ishte kapiten i skuadrës.  

“Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë. Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj Islandës në Elbasan. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata”, tha Memushaj.

Por, a do të ketë mundësi kombëtarja që të përsërisë ndeshjen e vitit 2017, kur fitoi në miqësore ndaj Turqisë? Ledian Memushaj përgjigjet kështu: “Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, jam gati. Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shkodrës. Kemi sjellë lojtarë me shumë kualitete. Dhuratën për ditëlindjen trajnerit inshallah ia bëjmë nesër”, përfundoi ai.

Skip to toolbar