Shqipëria heq vizat me shtetin më të vogël në Perëndim

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Vendimi u morr në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për heqjen e  vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme me dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit.

Këto dy ishuj njihen edhe si “parajsa fiskale’ në Karaibe dhe kanë një sipërfaqe prej 261 km2 me një popullsi 55 mijë banorë. Thënë më saktë sa një lagje e Tiranës. Sa i përket indeksit të zhvillimit, Federata e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit konsiderohet me nivel të lartë, duke u renditur e 72-ta në botë.

Skip to toolbar