Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare
është në listën e disa klubeve në Spanjë. Mirëpo, prestigjiozja “Marca”
raporton se mesfushori i Malagas, është më pranë ekipit të Getafe në La Liga.
Sipas një shkrimi të botuar këtë 17 janar, “Marca”
shkruan se ndonëse Malaga refuzoi ofertën e parë të Getafes për mesfushorin
shqiptar, klubi i elitës së futbollit në Spanjë nuk dorëzohet.
Ata i kanë bërë një ofertë të dytë Malagas për
të marrë shërbimet e Keidi Bares. Deri më tani nuk ka shumë detaje nga
kontaktet mes palëve, por nëse marrëveshja do të arrihet, Bare do të shkojë te
Getafe së shpejti. Skuadrat spanjolle, të kategorisë së parë dhe të dytë, po
shfrytëzojnë krizën ekonomike të Malagas.
Keidi Bare është një nga lojtarët që është në qendër të lajmeve të merkatos së transferimeve, por deri më tani ende nuk ka pasur tratativa konkrete. Megjithatë, nëse mesfushori do të kalonte te Getafe, për të do të ishte një hap i madh në karrierën e tij personale duke luajtur në La Liga.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare mund
të largohet nga Malaga. Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori talentuar ka
tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, ndonëse ato nuk japim emra klubesh. Megjithatë,
Marca.com thotë se Bare mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga
Malaga për të shpëtuar skuadrën nga një faliment i mundshëm ekonomik. Malga është
duke kaluar një situatë të vështirë ekonomike, për këtë arsye po mendon shitjen
e disa lojtarëve. Keidi Bare është një prej tyre.
“Lojtari shqiptar mbërriti në futbollin spanjoll në
2013, duke u regjistruar në akademinë e Atlético de Madrid, për të përfunduar
stërvitjen e tij në Atlético Malagueño. Deri më tani, këtë sezon ai ka luajtur
17 ndeshje me ekipin e drejtuar nga Víctor Sánchez del Amo, i cili ka tërhequr
vëmendjen e ekipeve të ndryshme të Kategorisë së Parë.
Ndërkombëtari shqiptar mund të bëhet shpëtimit i
Malaga, e cila duhet të lehtësojë pagat në skuadër për të qenë në gjendje të
marrë lojtarët me të cilët të përballen në raundin e dytë të kampionatit. Në
aspektin sportiv do të ishte një goditje për klubin andaluzian, por propozimet
janë duke u studiuar dhe largimi i ti nuk përjashtohet”, shkruajnë mediat
spanjolle.
Mesfushori Keidi Bare ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, nga resorti ku është grumbulluar ekipi kombëtar për ndeshjen ndaj Francës. Mesfushori që aktivizohet te Malaga në Spanjë, është shprehur i lumtur për ftesën nga trajneri Edy Reja. Ai është shprehur se besimin që i ka dhënë trajneri, do ia kthejë në fushë.
“Të
them të drejtën e prisja shumë këtë ftesë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.
Shpresoj të jap maksimumin për kombëtaren. Para dy ditësh bëmë një bidesë të
shkurtër me trajnerin dhe foli fjalë shumë të mira. Besimin që më dha do ia
kthejë në fushë. Për formacionin vendos trajneri, duhet të bëjmë sa më mirë të
dalim me rezultat pozitiv. Unë nuk stërvitem për Xhakën apo Abrashin, por
stërvitem për veten dhe për të dhënë 100% . Shpersoj të dalim sa më mirë dhe
nuk ka rëndësi kush do të luajë”, ka thënë Bare.
Më tej, mesfushori kuqezi ka folur për aventurën
në Spanjë, duke treguar se dëshira e tij është që të bëj sa më mirë në aspektin
personal, ndërsa ka folur dhe për Sadikun, që tashmë do e ketë shok skuadre. “Është vetëm fillimi. Nuk duhet të bësh vetëm
një sezon dhe ta mbyllësh. Shpresoj të bëjë më të mirën time dhe besoj se do
arrij në këto hapa që jam tani. Kjo është një gjë e mire, jo vetëm për mua dhe
për ekipin. Fola me të dhe më tha që ndihet shumë mirë. Njerëzit në Malaga janë
shumë mikpritës. Besoj se do të japë maksimumin e tij për të bërë më të mirën
aty”, ka thënë Bare.
Në fund, mesfushori ka treguar se ndaj Francës
skuadra jonë kombëtare shkon për pikë, duke treguar se me një barazim ndaj “gjelave”
të gjithë do të ishin të kënaqur. “Franca është ekip i madh. Pavarësisht se ka
lojtarët të dëmtuar, ata kanë një stol luksi. Unë besoj se mund të arrihet çdo
gjë në futbooll, pavarësisht me ekipin që luan, Duhet të japim më të mirën. Të
them 6 pikë, bëhem egoist sepse Franca ka një skuadër shumë të mirë. Por, të them të drejtën edhe me një barazim jam i kënaqur”, ka
përfunduar Bare.
Armando Sadiku do të vijojë të qëndrojë në
Spanjë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si pjesë e klubit të
Malagas, ku aktivizohet një tjetër futbollist i kombëtares, mesfushori Keidi
Bare. Ka qenë klubi i Malagas që ka prezantuar Sadikun, duke publikuar lajmin në
faqen zyrtare. Futbollisti kuqezi është huazuar për një sezon te skuadra e La
Liga 2 në Spanjë, duke u bërë pjesë e sulmit të këtij klubi.
Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës,
Levante ka zyrtarizuar transferimir duke pohuar edhe rinovimin e kontratës me
Sadikun deri në vitin 2021. Levante ka bërë rinovimin e kontratës me Sadikun,
me qëllim që në përfundim të sezonit të ardhshëm, nëse sulmuesi do të jetë në
formë të mirë, prej tij skuadra e La Ligas mund të përfitojë rreth 1 milion
euro nëse e shet.
Ky është huazimi i dytë brenda pak kohësh për
Sadikun, i cili gjysmën e sezonit të dytë luajti për Luganon në Zvicër, pasi u
huazua nga Levante, që ka përsëri në pronësi kartonin e sulmuesit shqiptar. Sadiku
do të jetë shok skuadre me Keidi Baren, mesfushorin kuqezi që prej dy sezonesh është
duke shkëlqyer me klubin e La Liga 2, ndërsa këtë sezon do të tentojnë të
ngjiten në elitën e futbollit spanjoll.
Keidi Bare është një nga lojtarët që ka shkëlqyer këtë sezon në Spanjë në La Liga 2 me Malagan. Futbollisti 22-vjeçar ka luajtur pothuajse në çdo ndeshje titullar me ekipin e tij, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit.
Megjithatë, shkëlqimi i Keidi Bares këtë sezon duket se pak i ka interesuar drejtuesve të Kombëtares, teksa u la jashtë nga Christian Panucci në ndeshjet e muajit mars, pavarësisht se dy muaj më parë mesfushori iu nis një ftesë në momentet e fundit nga ish-trajneri italian.
Por nëse Panucci u largua dhe tani ka nisur një erë e re ndryshimesh në ekipin tonë përfaqësues, me Edy Rejan trajner, për Keidin gjërat përsëri nuk kanë ndryshuar. Të paktën deri tani. RealStory.al ka mësuar ekskluzivisht se futbollistit të talentuar nuk i është nisur asnjë ftesë nga kombëtarja për dy ndeshjet e muajit qershor.
Gjatë këtij sezoni, Keidi Bare ka luajtur 15 ndeshje me ekipin e parë të Malagas, duke asistuar dhe një gol. Ai u afrua gjatë fundit të vjeshtës te Malaga A, pasi më herët u aktivizua me ekipin e dytë të saj. Bare është kthyer në lider tek ekipi i tij, teksa në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të pavullentshme ndaj kundërshtarit.
Mes lotësh dhe trishtimi, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës mbrëmjen e së hënës në La Liga 2, në sfidën mes Malagas dhe Ovideos.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, bëri një faull aburd kur ishte duke u luajtur minuta e 30-të e ndeshjes.
Bare ngriti këmbën drejt fytyrës së kundërshtarit për të ndalur një top, por arbitri nuk e fali këtë veprim duke e ndëshkuar shqiptarin mr karton të kuq.
Kështu Keidi Bare la fushën e lojës duke derdhur lotë për gabimin që kreu, pasi ishte i panevojshën sepse ishte jashtë zone dhe për më tepër skuadra e tij ishte në avantazh.
Ky është kartoni i dytë sezonal për Baren, teksa një vit më parë kur ishte pjesë e Atletiko Madrid, ai u ndëshkua pas një debati me arbitrin, gjë që i kushtoi tetë ndeshje pezullim dhe largim nga ekipi i dytë i Atletikos.
Malaga është shumë pranë zonës së play-off në La Liga 2 në Spanjë, e cila i jep mundësinë të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa kanë mbetur dhe katër ndeshje nga sezonin i rregullut për tu luajtur.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka dhënë kontributin e këtij këtë sezon, duke rrëmbyer dhe zemrat e tifozëve të Malagas. Ai ka bërë mirë në çdo ndeshje dhe është rritur hap pas hapi, duke i dhënë siguri mesfushës së ekipit të tij.
Të hënën Malaga do të përballet me Ovideon, rival direkt i Malagas për arritjen e zonës së Play-off për ngjitjen në La Liga. Klubi i Bares ka zgjedhur të përdor një video mesazh për të thirrur tifozët në stadium, teksa ai që ua bën këtë thirrje është futbollisti kuqezi.
“Këtë të hënë do të luftojmë për çdo top, këtë të hënë do të luftojmë për të fituar. Do të luftojmë për të qenë në Primera”, shprehet Bare në video mesazhin drejtuar tifozëve të Malagas.
Keidi
Bare është brezi i fëmijëve të lindur në vitin e vështirë 1997, kohë kur Shqipëria
u përfshi në një konflikt civil, pas mashtrimit me sistemin piramidal në vend.
Bare në atë kohë sapo kishte lindur, ndaj futbollisti ska se si të ketë kujtime
për ngjarjet që kthyen Shqipërinë në një arenë të përgjakshme vëllavrasëse.
Pavarësisht
kësaj, Keidi Bare është sot një nga lojtarët më të talentuar shqiptar, që
aktivizohet me ekipin e Malagas në Spanjë, me të cilin synon rikthimin në La
Liga.
Në fakt, fëmijëria e tij kujtohet në “Radio MARCA” që në rrugë, duke luajtur me shokët, gjithmonë me një top në këmbë: “Unë kam lindur në një situatë lufte dhe gjërat ishin shumë të vështira. Në fakt, ata që vuanin vërtet ishin prindërit e mi, ata kaluan një kohë shumë të keqe”.
Prindërit,
që në moshën 11-vjeçare panë se djali i tyre kishte talent, mundësi për t’u
bërë futbollist profesionist dhe nuk hezituan të shkonin në Greqi. “Që kur isha fëmijë, kam pasur të
dhëna për t’u marrë me futboll. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por spikasja
më tepër në futboll. Prindërit bënë atë që ishte më e mira për mua, si çdo baba
apo nënë”, – kujton Bare.
Gjithsesi, fati i mirë e priste në një vend tjetër të Mesdheut, Spanjë: “U ktheva pesë vite më vonë në ekipin e qytetit tim, Apolonia. Për pesë muaj u ftova për provë tek Atletico Madrid. Katër ditë trajnim në “Cerro del Espino”, nga atje në Gjeorgji për një turne… U bëra pjesë e Atletico Madridit, ku qëndrova për pesë vite. Në fund të sezonit të kaluar vendosa t’i bashkohem Malaga-s. Një gabim i rëndë me të rinjtë, për të cilin pendohem çdo ditë e më shumë, duke ofenduar arbitrin, më kushtoi një dënim shembullor: 9 ndeshje pezullim”.
Kjo
mund të ketë ndikuar në vendimin e Atlético Madridit për ta lejuar të shkojë te
Malaga, edhe pse ai nuk mendon kështu: “Kam
bërë diçka të keqe për veten dhe për ekipin, por vendosa me bindje të vija
këtu. Unë nuk jam nga ata futbollistë, që mjaftohem me stërvitje dhe qëndrimin
në stol. Ika nga Atletico Madrid për të bërë diçka të madhe dhe, kur më kërkoi Malaga,
nuk u mendova dy herë“.
Mundësia e tij e parë në ekipin aktual, megjithatë, nuk shkoi siç pritej: “Në Zaragoza isha nervoz dhe i lumtur, kur më thanë se do të luaja nga fillimi, pasi kisha debutuar pak minuta, në fund të sfidës së mëparshme me Sporting. Mbaj mend se kemi fituar 2-0”.
Që
atëherë, fieraku kuqezi ka një pikë referuese, Alfred N’Diaye: “Ai është një pasqyrë për mua, është
një lojtar dhe njeri i mirë, më ndihmon shumë brenda dhe jashtë fushës”.
Shqiptari është i dashuruar me produktet e detit, veçanërisht pëlqen peshkun. Kjo ndoshta vjen nga fakti se ka jetuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku e ka pasur bregdetin afër. Keidi thotë se ndihet i lumtur edhe në Spanjë, ekzaktësisht në Malaga, ku mund të shijojë ushqimet e preferuara:
“Ky vend është një parajsë, qoftë për të ecur në plazh, qoftë për të ngrënë ushqime deti… Kjo është ajo, që më pëlqen më së shumti. Eshtë qesharake ta them, por në Shqipëri ekziston një gjellë tipike, që të gjithë e pëlqejnë, ajo me fasule. Nuk ka shqiptar që nuk e ha atë, përveç meje (qesh)”.