“Malësorët nuk i nënshtroi Enveri, jo më Rama”. Asnjë të re nga Basha në Berlin, por PD vazhdon kërcënimet

Asnjë lajm i ri nuk është shpërndarë nga selia e PD-së për vizitën zyrtare të Bashës në Gjermani. Ai ndodhet atje prej disa ditësh, por dy ditët e fundit nuk është shpërndarë asnjë lajm për mediat dhe nuk dihet se çfarë është duke bërë atje kreu i PD-së.

Ndërsa në Tiranë selia blu vazhdon të bëjë kërcënime. Në reagimin e shpërndarë sot për djegien e makinave të kryetares së PD-së në Ulëz, në fund të tij shkruhej kërcënimi që kishte nota krahinore.

“Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve”, shkruan PD, vetëm një ditë para protestës së radhës.

Patozi: Po na kërcënojnë dhe po na marrin peng. Por ua dimë emrat

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka hedhur akuza se anëtarë të partisë së tij po merren peng dhe po kërcënohen. Patozi nuk jep detaje dhe nuk tregon se kush po i bën presion anëtarëve të Bindjes Demokratike, por shkruan se “nuk ia vlen të merremi me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra”. Reagimi i Patozit erdhi pasi 3 kandidatë për kryetarë bashkie të Bindjes Demokratike u tërhoqën nga gara për zgjedhjet e 31 qershorit.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

“Nuk na ndalin dot, ndaj janë tërbuar nga dëshpërimi. Krenarë për atë që kemi bërë në kaq pak ditë dhe mirënjohës për gjithkënd që mbështeti dhe besoi tek BINDJA DEMOKRATIKE. Sot jemi realisht shumë më tepër dhe shumë më të fortë se në ditën e parë. Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e BINDJES DEMOKRATIKE.

Shikojeni vetë si janë shpërfytyruar, sa kanë nisur me tërbim një fushatë të egër kundër nesh, që të kujton gjuetinë e nazistëve ndaj ebrenjve, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t’i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit. Është e pashmbullt kjo që po ndodh, por ajo konfirmon gjithashtu se ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.

E kanë kot. Sepse nuk na ndalin dot, ndaj edhe janë kaq të acaruar.  Nuk ia vlen të merreni me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra, ua dimë edhe zyrat ku i kanë thirrur të penduarit, në prani të dëshmitarëve mediatikë. Sepse koha e tyre po skadon me shpejtësi. Është koha e BINDJES DEMOKRATIKE”.

“Do digjen qendrat e votimit, do ju tërheqim zvarrë”. Deputeti zbardh kërcënimet e opozitës

Dikur ka qenë një nga njerëzit më të afërt të presidentit Ilir Meta, ndërsa sot është deputet nga lista e LSI-së, por i cilësuar si tradhtar nga kjo parti, e cila vendosi të dorëzojë mandatet e deputetëve. Bëhet fjalë për Ralf Gjonin.

Ai ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, ku zbardhi kërcënimet e shumta që ka marrë si nga LSI ashtu edhe nga PD. Ai thotë se prej kohësh i kërkojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet vendore.

“E dini ju se cili argument po bëhet për mosbërjen e zgjedhjeve sot? Mos shkoni në zgjedhje na thonë neve. Mos bëni gafë të bëheni ju alibia e futjes në zgjedhjet lokale sepse do bëhet rrëmujë. Do djegim qendrat e votimit. Pra do vrasim njerëz thonë, do ju tërheqim zvarrë. Ky është diskursi”, tha Gjoni në emision.

Skip to toolbar