Mbledhja e PES, Rama: Vendimi pozitiv, i rëndësishëm për BE

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e takimit të liderëve të PES-së dhe komisionerëve europianë të familjes politike të të majtëve. Rama shkruan se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, një vendimmarrje pozitive për negociatat në Këshillin Europian.

“Sëbashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”, shkruan Rama.

Ndërkohë, të enjten nisi takimi i liderëve të BE-së, të cilët ndër temat e diskutimit, në axhendën e tyre do të flasin edhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Pasditen e të enjtes në orën 18:30 pritet të mbahet dhe një konferencë për shtyp nga Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker si dhe Kryennegociatori për Brexit Michel Barnier.

Skip to toolbar