Këshilli Europian si Bundestagu: Shqipërisë, t`i hapen negociatat

Këshilli Europian do të propozojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas një drafti të siguruar nga A2 CNN,  Këshilli do të propozojë negociata me kushte për Shqipërinë. Ajo që vihet re nga kushtet e Këshillit Europian është fakti se ato janë të njëjtat kushte të Bundestagut gjerman.

“Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë: Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut. Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral”.

“Ngritja dhe funksionimi i SPAK. Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë. Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”, thuhet në kushtet e Këshillit të Europës. Pra, në thelb nuk ndryshon asgjë nga kushtet e Bundestagut.

Pra, duke u nisur nga  kushtet e Këshillit Europian të cilat nuk ndryshojnë nga ato që Bundestagu Gjerman kërkoi disa javë më parë, kuptohet se  indirekt influenca e Gjermanisë te vendet anëtare të BE-së ka dhënë efektin e parë. Gjermania po udhëheq procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Europës, duke shmangur me çdo kusht krijimin e hapësirave strategjike në këto vende, të cilat, në rast se nuk hapen negociatat, mund të plotësohen nga influenca e aktorëve të tjerë jashtë Europës.

Publikimi i draftit vjen në të njëjtën ditë kur Angela Merkel takohet me presidentin e Francës Emanuel Macron. Kancelaria gjermane, ashtu siç raportoi dy ditë më parë ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf, do të mundohet të bindë vendet skeptike për t`i thënë “Po” Shqipërisë në 18 tetor. Ndërkohë, në draftin e publikuar nga A2 CNN, një vëmendje e rëndësishme i kushtohet krizës politike në Shqipëri.

Këshilli Europian u kërkon palëve të angazhohen për t`i dhënë fund ngërçit politik në vend, duke i bërë thirrje partive të opzitës për bashkëpunim. “Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit të Europës. /Realstory.al/

Tërheqja e vëzhguesve? Veliaj: Te dielën i keni ne Tiranë

Një lajm fake u shpërnda këtë të mërkurë në mediat shqiptare, ku thuhej se Këshilli i Europës do të tërhiqte vëzhguesit për zgjedhjet e 30 qershorit. Megjithatë, ky laj u pëgënjeshtrua shumë shpejt, teksa e vërteta ishte se deklarata ishte bërë nga Kongresi i Autoriteteve Vendore. Gjatë një takimi elektoral në kryeqytet, Erion Veliaj ka sqaruar se çfarë është Kongresi i Autoriteteve Vendore, duke u shprehur, se si kryebashkiak i Tiranës, edhe ai është anëtar i këtij organi. “Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës, është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore.

Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja”, është shprehur Veliaj. Më tej, kryebashkiaku i Tiranës, njëherazi dhe kandidat për një mandat të dytë për këtë bashki, ka treguar se ka pasur një bisedë me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, të cilët, sipas Veliajt, i ka sqaruar se Shqiptarët nuk janë popull i dhunshë. Për këtë arsye, ai ka marrë garanci se anëtarët e këtij Kongresi do të jenë në Tiranë të dielën e 30 qershorit për të vëzhguar zgjedhjet.

Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”, u shpreh ndër të tjera Veliaj. Gjithashtu, gjatë takimit në Tiranë është shprehur se më 30 qershor do të jenë mbi 1000 vëzhgues të huaj për të ndjekur procesin e zgjedhjeve. “Raporti i fundit nga KQZ është që deri më sot janë 40 organizata të huaja dhe 900 vëzhgues në total me të gjithë stafet mbështetëse që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe jam i bindur që nesër do të kalojnë mbi 1000”.

Cakaj takon Jagland: Kemi bërë reforma për integrimin

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Thorbjorn Jagland, në ministerialin e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim Cakaj tha se Shqipëria ka bërë një sërë reformash për të merituar integrimin evropian të vendit, ndërsa ka marrë vlerësime nga bashkëbiseduesi.

Me tej të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se për forcimin e karakterit pan-Evropian të kësaj organizate, për tejkalimin e problematikave institucionale, politike dhe financiare, nevojitet kontributi i përbashkët i të gjitha vendeve anëtare.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj i bëri me dije Sekretarit të Përgjithshëm të KiE përfshirjen e Shqipërisë në reforma të brendshme të thella e të rëndësishme në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, për çka ka pasur edhe ndihmën dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës.

Gjithashtu Ministri në Detyrë Cakaj e informoi mbi punën që po bëhet nga qeveria shqiptare për realizimin e disa objektivave dhe prioriteteve të politikës së jashtme siç janë integrimi evropian, kryesia e OSBE-së 2020 dhe marrja e një vendi jo permanent në Këshillin e Sigurimit.

Duke iu referuar kontributit që Këshilli i Evropës jep në rajonin e Ballkanit, ku Sekretari i Përgjithshëm Jagland ka pasur një rol të veçantë, Ministri në Detyrë Gent Cakaj i bëri me dije bashkëbiseduesit të tij se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë i shërben mbrojtjes së vlerave të organizatës, zhvillimit të standardeve lidhur me të drejtat themelore dhe përbën një vlerë të shtuar për organizatën në terësi.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Jagland, mbyll mandatin e tij të dytë në vjeshtën e këtij viti, për çka Ministri në Detyrë Cakaj e falënderoi për kontributin e dhënë në drejtimin e organizatës dhe tejkalimin e problematikave dhe sfidave me të cilat ajo përballet nëpërmjet politikave reformuese.

Sekretari i Përgjithshëm e falënderoi Ministrin në Detyrë Cakaj për rolin pozitiv që vendi ynë ka luajtur, vlerësimet mbi raportin e tij rreth sfidave të ardhshme të Këshillit si dhe e përgëzoi për reformat e ndërmarra nga vendi ynë.

Skip to toolbar