GJKKO konfiskon pasuritë e Klement Balilit dhe të vëllait, ja sa prej tyre i kalojnë shtetit

40% e pasurive të Klement Balilit do të kalojnë në pronësi të shtetit. Sekuestro është vendosur sot nga GJKKKO ku thuhet se Balilit i janë konfiskuar në favor të shtetit disa trualle, një objekt 4+1 dhe 16 apartamente

Sipas njoftimit të SPAK, Klement Balilit dhe të vëllait, Bashkim Balilit i është kryer një hetim financiar mbi pasuritë dhe tashmë me konfiskimin e pasurive 40% e tyre i kalojnë shtetit.

Objekti i konfiskuar ”Ish- kampi i pushimit të punëtorëve” 4+1 ndodhet në Sarandë me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 kurse trual 13 mijë m2.

Dy trualle të tjera janë po në Sarandë me sipërfaqe 11 mijë e 994 m2 dhe 1 mijë e 716 m2. Ndërkohë mes 16 apartamenteve në Sarandë ndodhet dhe një njësi me sipërfaqe 120 m2.

Klement Balili u vetëdorëzua në janar të vitit të kaluar pasi prej vitesh ishte në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Ai u dënua me 15 vite burg, por prej gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje me 1/3  në 10 vite burg.

NJOFTIMI NGA GJKKO
Mbi konfiskimin e pasurive të subjektit Kelmend Balili, bazuar në ligjin antimafia.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi :

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë :

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Prokuroria kërkon 18 vite burg për Balilin

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot  dënimin e tij me 18 vite burg, për Klement Balilin.

Por për shkak se ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1 e treta e dënimit ndaj dënimi përfundimtar është 12 vjet burg.

Klement Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.

Kelmend Balili jetoi për dy vite si i arratisur dhe më pas u vetëdorëzuar në polici ku kërkoi edhe gjykim të shkurtuar. Nga ana e tij Balili i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

Skip to toolbar