Ekskluzive: Alban Bushi e injoronte, Edy Reja i dërgon ftesë talentit që aktivizohet me ekipin e La Ligas!

Të dielën kombëtarja shqiptare e futbollit do të nis grumbullimin në Durrës, ku nën drejtimin e trajnerit Edy Reja do të jenë vetëm lojtarët të cilët kanë mbyllur kampionatet me klubet e tyre.

RealStory.al ka mësuar ekskluzivisht se një nga lojtarët e grumbulluar do të jetë dhe talenti, Kleandro Lleshi, që është pjesë e skuadrës së Leganeses në La Liga, por që nē përgjithësi është aktivizuar me ekipin e dytë të Leganeses në ligat inferiore në Spanjë.

Megjithatë, futbollisti i talentuar është stërvitur gjatë gjithë kohës me ekipin e parë, duke u projektuar për sezonin e ardhshëm që të jetë pjesë e skuadrës së parë të Legannes.

Klenadro Lleshi luan në rolin e mesfushorit, por mund të aktivizohet dhe në pozicione të tjera. Pak kohë më parë, gjatë grumbullimit të muajit mars, mungesa e Kelandro Lleshit ngjalli jo pak habi në listën e Kombëtares U-21.

Alban Bushi e justifikoi këtë me faktin se lojtari luante në ligat inferiore, por nuk mori kurrë parasysh faktin se mesfushori stërvitej me ekipin e parë të Leganes. Megjkthatë, Edy Reja ka vendosur të grumbullojë talentin shqiptar, për ta pasur nën urdhëra për gati 3 javë, ku pritet të krijojë dhe një ide më të qartë rreth cilësive të tij teknike dhe fizike.

Skip to toolbar