Tottenham interesohet për Strakoshën


Lotito nuk e shet portierin shqiptar pa 40 milion euro

Forma e shkëlqyer dhe paraqitjet e mira, e kanë kthyer Thomas Strakoshën në lider te Lacio. Kjo është arsyeja pse gardiani i “bardheklatërve” në Itali, kërkohet nga disa klube elitare në Europë. Pas Liverpool, që shfaqi inters verën e kaluar, një tjetër klub anglez është shfaqur në skenë për portierin shqiptar.

Tottenham po kërkon një portier të ri, ndërsa emri i parë në listën e “Spurs”, është ai i Thomas Strakoshës. Ky lajm u publikua pak ditë më parë nga mediat e huaja, kryesisht ato angleze dhe italiane, të cilat kanë treguar se ka dhe një ofertë konkrete, e cila shkon deri në 33 milion euro.

Mirëpo, ndonëse zyrtarisht nuk ka asgjë, pasi është ende herët për të folur për merkaton, Lacio duket se nuk do e lërë në dorë të rastësisë këtë çështje. Një portal italian pranë klubit kryeqytetas, ka zbuluar se presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka vendosur të mos e shesë Strakoshën nën vlerën e 40 milion eurove.

Çdo klub i intersuar për portierin shqiptar, do duhet fillimisht të futet në negociata me Lacion, duke ofruar shumë e mësipërme, për të bërë të vetin më pas portierin shqiptar.

Skip to toolbar