5 të vdekur, 21 të plagosur në koncertin ku këndonte artistja shqiptare

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti në Algjeri , ku merrte pjesë edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora. Koncerti i reperit të njohur algjerian Abderraouf Derradji i njohur me emrin e artit “Soolking” ishte i tej mbushur me njerëz dhe për shkak të shtyrjes së me njëri –tjetrin në një nga hyrjet në koncert çoi në viktima dhe të plagosur.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se njerëzit filluan të shtyheshin mes tyre pa arsye dhe se ekipet e emergjencës u shfaqën mes turmës për të dhënë ndihmën e parë. Në rrjetet sociale u shfaqën mjaft video të ekipeve të emergjencës që u vinin në ndihmë të plagosurve.

Në koncert ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila njihet për bashkëpunimin e saj me Soolking, “Zemër”.

“Isha çerr i vogël kur ajo bënte namin”. Veliaj, video me këngëtaren e njohur

“Unë isha një çerr i vogël kur ‘Spirit Voice’ bënte namin në Tiranë”. Kështu thotë kryebashkiaku Veliaj në një video të shpërndarë në Instagram ku ai shfaqet në krah të Soni Malajt. Veliaj i fton të gjithë qytetarët e Tiranës të ndjekin sonte në kryeqytet te Amfiteatri te Liqeni  një koncert të Soni Malajt së bashku me Majk nga Kosova.

 “Unë isha një çerr i vogël kur ‘Spirit Voice’ bënte namin në Tiranë, ka ardhur koha kur Soni Malaj të bëjë namin prapë për këtë gjeneratën e re”, thotë para kamerës Veliaj.

1 milionë dollarë për Madonnën në Eurovision

Mbretëresha e muzikës pop do të performojë në festivalin evropian të muzikës, Eurovizion që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Izrael. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Madonna do të performojë vetëm 2 këngë dhe për pjesëmarrjen e saj do të paguhet me 1 milionë dollarë.

Kjo është një shifër marramendëse për të cilën superstari 60-vjeçar ka rënë dakord për të marrë pjesë në aktivitetin e madh muzikor që do të zhvillohet në muajin maj në Tel Aviv.

Performanca në Eurovizion do të jetë shfaqja e katërt për Madonna në Izrael, pasi më parë ajo ka dhënë koncerte në vitin 1993, 2009 dhe 2012.

Skip to toolbar