U nisën me 40 kg drogë drejt Kroacisë, arrestohen 3 shqiptarë

3 shqiptarë u arrestuan pasi po tentonin të transportonin rreth 40 kg lëndë narkotike drejt Kroacisë. Arrestimi i tyre u bë në pikën kufitare në Karasovici, ku makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët u përfshi në një kontroll rutinë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi rreth 40 kg marijuanë e ndarë në 28 pako dhe e fshehur në pjesën e poshtme të makinës.

Makina me të cilën po transportohej lënda narkotike drejtohej nga një 56-vjeçar shqiptar, ndërsa ndodheshin edhe dy persona të tjerë 44 dhe 36 vjeç, po ashtu shqiptarë, të tre të arrestuar.

Zjarr i madh në Krujë, rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci

Një zjarr i madh ka rënë në zonën pyjore me pisha në Krastë të Krujës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore, ndërsa mësohet se vatra e tij ka qenë pranë fabrikës së vjetër të çimentos në. Mësohe se nga flakët e zjarrit rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci.

Reparti zjarrfikës në Krujë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen nga era dhe temperaturat e larta. Ndërkohë, po ky repart, mësohet se ka raportuar që zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Po gjatë pasdites të së dielës, një tjetër zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Velçan në Librazhd. Flakët kanë djegur një sipërfaqe me bimë drusore. Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarret janë shndërruar në makth për shumë zona në vend, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur djegje të sipërfaqeve masive pyjore, por dhe zona me kultura bujqësore. Deëri më tani, zjarri i rënë në kodrat e Shëngjinit, ka qenë më i madhi, për shuarjen e të cilit u deshën dy ditë dhe angazhimi i forcave të armatosura.

Makina fluturon në ajër, 3 persona në koma, mes tyre një fëmijë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një pikë doganore në Kroaci. Një makinë e cila priste në radhë për të kaluar doganën, ka fluturuar në ajër pasi një tjetër makinë i ka ardhur nga pas me një shpejtësi të madhe.

Makinë tip “Skoda” kishte humbur kontrollin dhe është përplasur me forcë ndaj një makine tij “BMW” që po qëndronte në radhë për të kaluar duke fluturuar në ajër.

Për pasojë, çifti dhe fëmija e tyre, që ndodheshin në makinë janë në gjendje kome. Zjarrfikëses i është dashur plot 45 minuta për ta nxjerrë nga vetura fëmijën.

Uznemirujuća snimka: Trenutak u kojem se vozač BMW-a bez usporavanja zabio u Škodu na Sv. Heleni Više na http://bit.ly/32nf3JA

Uznemirujuća snimka: Trenutak u kojem se vozač BMW-a bez usporavanja zabio u Škodu na Sv. HeleniViše na http://bit.ly/32nf3JA

Gepostet von 24sata am Freitag, 12. Juli 2019

Ismajli e Uzuni përzgjidhen në formacionin e vitit në Kroaci

Media sportive “24sata.hr” në Kroaci ka përzgjedhur 11-të lojtarët më të mirë të sezonit në Kroaci. Dy prej lojtarëve, në 11-shen e përzgjedhur nga media kroate, janë pikërisht dy futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit, Ardian Ismajli dhe Myrto Uzuni. Ismajli është aktivizuar këtë sezon me ekipin e parë të Hajduk Splitit, duke bërë ndeshje të shkëlqyera me klubin, që tashmë siguroi pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

“Ardian Ismajli është në Kroaci që nga viti 2016, por vetëm këtë sezon ka shkëlqyer. Ai është fizikisht i patëmetë, ka formën më të mirë në ligë, është i pakalueshëm në duel, nuk e ka të vështirë në lojën një për një. Ismajli ka luajtur 20 ndeshje me Hajdukun këtë sezon, duke marrë 9 kartonë të verdhë”.

“Kjo është e vetmja e metë që ka. Ai pritet të ketë një rritje të vlerës së kartonit të tij, teksa për Ismajlin gjatë merkatos së dimrit pati një interesim nga Atalanta, por në verë mund të ketë shumë klube të interesuara”, shkruan gazeta kroate për qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare.  

Për Myrto Uzunin, mesfushorin trekuartist që kaloi verën e kaluar nga Laçi te Lokomotiva e Zagrebit, “24sata.hr”, shkruan se ai tregoi se ishte një goditje në merkato. “Për sulmuesin, Lokomotiva ka paguar rreth 350 mijë euro. Ai erdhi nga kampionati shqiptar, Laçi, dhe Besnik Prenga doli garant për të”.

“Ai provoi se ishte një goditje në merkato, duke funksionuar në mënyrë ideale me Dejan Radonjiqin. Ndeshjet fantastike me Lokomotivën, bën që Uzunit t`i vinte ftesa nga kombëtarja e Shqipërisë, ekip me të cilin deri tani ka luajtur pesë ndeshje. Me Lokomotivën ai ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola dhe asistuar tetë të tjerë”.

Dy ndeshje dy fitore, kombëtarja U-18 kërkon suksesin e tretë në Kroaci

Kombëtarja U-18 e drejtuar nga trajnerët Ilir Biturku dhe Olsi Uku, prej disa ditësh është duke marrë pjesë në turneun “Kvarneska Rivijera 2019”, që po mbahet në Rijeka të Kroacisë.

Ekipi kuqezi ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para të luajtura në këtë turne.

Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja kuqezi mundi ekipin kroat NK Orijent, falë golit të shënuar nga Armelindo Mema, që aktivizohet me ekipet zinxhir të QPR.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar të martën kombëtarja jonë fitoi kundër Venecias me rezultatin 1-0.

Golin për ekipin tonë e realizoi sulmuesi Anteu Fetahu në minutën e 74. Këtë të mërkurë pasdite do të luhet dhe ndeshja e tretë për ekipin tonë ajo kundër NK Vinodol, ku kuqezinjtë do të synojnë një tjetër fitore në këtë turne.  

Kombëtarja U-18, vijnë lojtarë nga klube të mëdha europiane!

Ditën e nesërme do të nis grumbullimi i Kombëtares U-18, e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku. 18-vjeçarët kuqezi do të zhvillojnë disa ditë përgatitje para se të nisen drejt Kroacisë për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet në Rijeka. Lojtarët e thirrur në grumbullim vijnë nga akademi dhe klube të ndryshme futbolli nga vende të ndryshme të Europës dhe Anglia.

Njoftimi i FSHF-së: Shqipëria U-18 do të marrë pjesë në një turne miqësor që zhvillohet në Rijeka nga data 27 Maj deri më datë 2 Qershor. Kvarnerska Rivijera 2019 është një turne ndërkombëtar që organizohet nga klubi kroat i Rijekës dhe në të marrin pjesë 16 skuadra të ndara në katër grupe.

18 vjeçarët kuqezi fillojnë grumbullimin më 23 maj në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore deri para nisjes për në Kroaci. Skuadra do të drejtohet nga dyshja Ilir Biturku-Olsi Uku dhe nën urdhërat e tyre do të jenë plot 20 lojtarë.

Kuqezinjë debutojnë në këtë turne më datë 27 Maj, me ndeshjen ndaj kroatëve të NK Orijent. Më datë 28 Maj zhvillohet ndeshja e dytë e grupit B, ndaj italianëve të Venecias dhe më datë 29 Maj përfundon faza në grupe me ndeshjen ndaj NK Vinodol. Të treja ndeshjen fillojnë në orën 16:30.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Uzuni deçiziv, jep asistin e barazimit për Lokomotivën (video)

Pas disa javëve në hije, Myrto Uzuni është rikthyer protagonist në Koraci, teksa mbrëmjen e sotme ka asistuar golin e barazimit për Lokomotivën në kampionat.

Skuadra e Uzunit luajti kundër Slave Belupos në shtëpinë e kësaj të fundit, me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh duke shënuar nga penalltia.

Më pas, në minutën e 75′, Uzuni asistoi për Drozdek, ky i fundit me një goditje të bukur e çoi topin në fundin e rrjetës, duke barazuar shifrat. Pas këtij barazimi, Lokomotiva e sheh veten në vendin e gjashtë, me 49 pikë në total.

Skip to toolbar