29-vjeçarit i djegin makinën gjatë natës në Krujë

Një makinë është shkrumbuar nga zjarri gjatë mbrëmjes së të dielës në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa makina ishte e parkuar në lagjen nr.4 në Krujë.

Automjeti në fjalë është në pronësi të shtetasit Ekland Boka, i njohur edhe si Landi Boka, 29-vjeç banues në Krujë, ndërsa mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për shkak se makinës i është thyer edhe një xham.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Superaksion anti-kanabis në Krujë, 11 të arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Krujës ka vënë në pranga 27 persona në akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer gjatë operacioneve të ndryshme, të kryera në kohë të ndryshme. Ditën e diel policia ka finalizuar me  sukses dy operacione policore anti-kanabis të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”. Gjatë këtyre aksioneve  u arrestuan 11 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

“Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4” janë në vijimësi të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas.

Gjatë operacionit të koduar “Ndëshkimi 3” gjatë një hetimi 2 mujor u arrestuan  shtetasit:

-A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.

-F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.

-G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.

-J. K., 24 vjeç, banues në Krujë,

-K. K., 30 vjeç, banues në Krujë.

– A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Nga teresia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas , në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë,e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.

Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas një hetimi 3 mujor u arrestuan shtetasit:

-F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë

-S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.

-K. T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.

-B.U., 50 vjeç, banues në Nikël

– S.U., 20 vjeç, banues në Nikël,

Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonen e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjësuar nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparate celularë dhe 1 automjet. Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim .

Kultivuan bimë narkotike, 7 të arrestuar në Krujë

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Krujës të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Operacioni “Ndëshkimi 2” i zhvilluar nga Policia Krujë në bashkëpunim  me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale, ishte në vijimësi të operacionit të mëparshëm policor “Ndëshkimi”,  ku u arrestuan 9 persona dhe  një tjetër u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit të premten u arrestuar 7 persona konkretisht:

-T.K.,  27 vjec,

 -I.D., 27 vjeç,

-S.D., 28 vjeç,

– E.D., 23 vjeç,

-B.D., 38 vjeç,

-A.D., 17 vjeç,  

-B.D, 19 vjeç,  

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin  kanë kultivuar bimë narkotike në fshatrat Barkanesh, Zgerdhesh dhe Kurcaj, të rrethit Krujë.

Policia ka bërë asgjësimin e lëndëve narkotike në periudha të ndryshme kohore, ndërsa ka sekuestruare dhe një armë zjarri Pistoletë, e gjetur në banesën e të arrestuarit T.K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparate celular. Materialet i  kaluan Prokurorisë   Krujë për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/vb.1502420603377639/399052007626302/?type=2&theater

Krujë, konflikti i çastit çon në përdorimin e armëve, një i plagosur

Një sherr banal mes fqinjëve ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në qytetin e Krujës. Si pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi Adriatik Ishmaku, 35 vjeç.

Ngjarja e rënda ka ndodhur në pranë spitalit të qytetit në rrugën e Llubanëve, ndërsa policia ka identifikuar si autorin e ngjarjes shtetasin Kastriot Alushi. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Parandalohet tragjedia, të shtëna me armë për motive pronësie

Policia e Krujës ka parandaluar në kohë një tragjedi, duke çuar në arrestimin në flagrancë të një 56-vjeçari.

Arrestohet shtetasi me iniciale Sh.Q., 56 vjeç, pasi po kanoste me armë zjarri shtetasin L.P., 51 vjeç.

56-vjeçari ka qëlluar disa herë në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me 51-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/photos/a.1503908149895551/2411347642484926/?type=3&theater
Skip to toolbar