Parandalohet tragjedia, të shtëna me armë për motive pronësie

Më të fundit


Policia e Krujës ka parandaluar në kohë një tragjedi, duke çuar në arrestimin në flagrancë të një 56-vjeçari.

Arrestohet shtetasi me iniciale Sh.Q., 56 vjeç, pasi po kanoste me armë zjarri shtetasin L.P., 51 vjeç.


56-vjeçari ka qëlluar disa herë në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me 51-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Krujë Kanos me armë zjarri një shtetas për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia.Sekuestrohet një…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 23 avril 2019



Skip to toolbar