Drogë dhe armë, pranga kryeplakut në Korçë

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë kryeplakun e fshatit Peshtan në Maliq. Shtetasi me inicialet O.Ç., 55 vjeç, është arrestuar për shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë së Shtetit, mësohet se ky shtetas shpërdoroi detyrën, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Polcisë ushtruan në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetë të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Vlorë, arrestohet kryeplaku dhe i biri, mbollën drogë rreth banesës

Policia e Vlorës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Penkovë në Selenicë, së bashku me të birin, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit A. N. 57 vjeç, kryeplak i fshatit Penkovë dhe djalin e tij V. N. 23 vjeç.

Nga informacionet e marra, policia ka kryer një kontroll në banesën e kryeplakut ku ju gjet një sasi e kultivuar bime narkotike dhe fidanë kanabis përreth banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Skip to toolbar