Drogë dhe armë, pranga kryeplakut në Korçë

AKTUALITET


Policia e Korçës arrestoi në flagrancë kryeplakun e fshatit Peshtan në Maliq. Shtetasi me inicialet O.Ç., 55 vjeç, është arrestuar për shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë së Shtetit, mësohet se ky shtetas shpërdoroi detyrën, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Polcisë ushtruan në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetë të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.


Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.




Skip to toolbar