Goditi tifozin me grusht, Neymar përsëri në telashe (video)

Telashet për Neymar nuk kanë të sosur. Pas dënimit nga UEFA, që i ndalon brazilianit të luajë tre ndeshjet e para të Champions League me PSG-në sezonin e ardhshëm, një tjetër dënim pritet për sulmuesin brazilian, këtë herë nga Federata e Futbollit Francez.

Neymar është filmuar duke goditur një tifoz, pas finales së Kupës së Francës, e humbur nga PSG-ja kundër Rennes pak ditë më parë. Teksa ishte duke u ngjitur në tribunën e stadiumit për ceremoninë zyrtare të dhënies së medaljeve të finalistit, Neymar pati një incident me një tifoz, të cilin e goditi me grusht.

Video u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa Neymar u pendua për gabimin duke reaguar në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruante: “Askush nuk mund të qëndrojë indifferent ndaj atyre fyerjeve”.

Megjithatë, Neymar do të ketë një seancë dëgjimore para Komisionit të Disiplinës në FFF, ku do të japë shpejgimet e tij rreth incidentit me tifozin, nga ku pritet që braziliani të mësojë edhe dënimin. Për këto raste dënimi shkon deri në pesë ndeshje pezullim, por edhe më tepër.

Rennes fiton Kupën e Francës, shkurorëzohet PSG-ja

Milionat e Paris Saint-Germain nuk vlejnë, Kupa e Francës shtegëton larg kryeqytetit. Rennes i ka dhënë fund dominimit katër vite radhazi të PSG-së, duke i rrëmbyer trofeun e kupës mbrëmjen e së shtunës.

Një ndeshje e çmendur ajo e luajtur në “San Deni”, me Rennes që e merioti trofeun pasi ka përmbysur avantazhin 2-0 të kryeqytetasve.

Dani Alvesh dhe Neymar, ky i fundit i rikthyer nga dëmtimi, kanë kaluar në avantazh fillimisht PSG-në pas 21 minutash lojë. Kimpembe realizon një autogol dhe ngushton shifrat në 2-1, pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Rennes ka shënuar edhe golin e barazimit 2-2 në minutën e 66-të me Mexer. Një rezultat që ka mbetur i pandryshuar brenda kohës së rregullt, duke e çuar finalen e kupës në kohën shtesë.

90-të janë mbyllur në mënyrën më të keqe për parisienët, që kanë humbur Mbappe, i ndëshkuar me një karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme.

Lotaria e penaltive i ka buzëqeshur Rennes, që ka fituar 6-5 pas gabimit të Nkunku, duke bërë që Rennes të fitojë Kupën e Francës.

[INSIDE] 🏆 La #CoupedeFrance rentre à Rennes ! 😍 #CDF #SRFCPSG #ToutDonner 💪🔴⚫

Publiée par Stade Rennais FC sur Samedi 27 avril 2019
Skip to toolbar