LDK i përgjigjet Kurtit: Të vazhdojmë bisedimet

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të vazhdojë bisedimet me Vetëvendosjen për krijimin e institucioneve të reja dhe arritjen e një marrëveshje qeverisëse. Në njoftimin e dhënë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së LDK, thuhet se kjo forcë politike mbetet e angazhuar për krijimin e një pushteti të balancuar dhe përgjegjësive të përbashkëta, ndërsa thekson se duhet të implementohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe të krijohen institucionet e reja. Gjithashtu LDK i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të reflektojnë mbi bazën e barazisë që të ndajnë pushtetet mes vete.

“LDK konsideron se partia qё ka dalё e para i takon përgjegjësia pёr tё themeluar institucionet. Shprehim edhe njё herё shpreh gatishmërinë qё tё vijojmё bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazёn e mirëbesimit dhe tё partneritetit.

LDK vlerëson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e përbashkëta janë jetike për funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve. LDK-ja  fton Lëvizjen Vetëvendosje qё tё reflektoj mbi bazën e këtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndërtuar qëndrimi i LDK lidhur me ndarjen e pushteteve dhe balancin ndërmjet tyre”, shkruhet në njoftimin e LDK.

Më herët kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se është në pritje të arritjes së një marrëveshje me LDK në mënyrë që të krijojnë një partneritet qeverisës, ndërsa beri publik edhe emrat e ministrave që do i përkasin Vetëvendosjes, duke lënë bosh ato që i përkasin LDK-së.

LDK refuzon Kurtin: Osmani kandidate për kryeministre, ndryshe jo koalicion

Letrës së Albin Kurtit ku propozonte që koalicioni parazgjedhor midis dy partive të mos ketë një kandidat për kryeministër, por ky post do përcaktohet pas zgjedhjeve në bazë të votave që do të marrin më 6 tetor,  nuk i është vonuar edhe përgjigja e LDK-së. Sërish përmes një letre publike,  Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

LDK shprehet se ky propozim e dëmton seriozisht interesin e përbashkët dhe se gara kalon nga me të tjerët, në mes tyre. Osmani është zgjedhur në mënyrë unanime, shprehet LDK, ndërsa cilëson se një listë pa një prijës të nominuar, është një listë pa orientim të qartë.

Në letër thuhet gjithashtu se LDK është e gatshme për koalicion me VV qoftë para apo pas zgjedhjeve, por vetëm me Vjosa Osmanin kryeministre.

LDK-ja është e hapur që marrëveshja të lidhet, nën drejtimin e kandidates sonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka miratuar unanimisht kandidaturën e znj. Osmani, prandaj ajo e ka përkrahjen e plotë të LDK-së për të kryesuar listën si kandidate për kryeministre dhe për të fituar zgjedhjet. Propozimi juaj shpie, nga gara me të tjerët, në garë ndërmjet nesh, ndërsa kjo do të dëmtonte seriozisht interesin e përbashkët.

Po ashtu, LDK-ja vlerëson se një listë pa një prijës të nominuar, është një listë pa krye dhe pa orientim të qartë.

LDK-ja shpreh gatishmërinë e plotë që të vijojë bashkëpunimin me VV-në, tani apo dhe pas zgjedhjeve dhe e konsideron atë si partner në kauzën për të shpëtuar vendin nga krimi, korrupsioni, zhvatja dhe për ta nxjerrë vendin nga izolimi.” shkruhet në letrën e LDK-së.

Afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në KQZ është të premten në mesnatë dhe deri tani, janë deklaruar zyrtarisht dy koalicione, AAK- PSD dhe Nisma Socialdemokrate-AKR.

Një garë pafuqie brenda LDK

Nga Mero Baze

Lidhja Demokratike e Kosovës partia më e vjetër në Kosovë, po zhvillon një garë të dytë, pas zgjedhjes pa garë të kryetarit të partisë, atë për kandidatin për kryeministër. Edhe pse në dukje ngjan si një veprim demokratik, në të vërtetë është një deformim i demokracisë dhe tregues i fortë i mungesës së saj, që në të vërtetë nuk i sjell asgjë të mirë.  Gara reale për një parti është gara ku zgjidhet kryetari i partisë. Lidhja Demokratike e Kosovës e zgjodhi Isa Mustafën me duartrokitje, pra pa garë. Nuk e vë në dyshim legjitimitetin e tij, dhe mund ta kisha votuar po të isha anëtar, por nëse në krye të partisë është dikush që e votojnë me duartrokitje, nuk e di pse ai nuk është kandidat për kryeministër.

Për më tepër Isa Mustafa ka qenë kryeministër dhe kryetar bashkie, pas një përvoje të gjatë si ish ministër financash në qeverinë në ekzil. Arsyetimet shëndetësore nëse vlejnë për kryeministër duhet të vlejnë dhe për kryetar partie. Pra nëse ai ka probleme shëndetësore nuk është mirë të jetë as kryetar partie. Fakti që ai “sakrifikon” për të mbajtur kreun e partisë pa garë, e bën qesharake këtë garën e re, ku ‘përlahen’ Vjosa Osmani me Abdulla Hotin e Lut Hazirin, të cilët dhe nëse tojnë në parti, nuk bëhen dot kurrë kryeministra, pasi do të duhet të bëjnë pazar me partitë e koalicionit.

Kjo situatë është anormale dhe është një shfaqje fallco e cila më shumë e dëmton LDK-në dhe ndasitë brenda saj, se sa forcon gurën e një kandidati për kryeministër. Gara reale duhet për të zgjedhur liderin e partisë dhe ai duhet të përfaqësojë partinë në betejë. Kjo teoria që “dikush të mbajë çelsat e kullës e dikush duhet të ruajë kashtën”, është shprehje e mungesës së përfaqësimit real politik në parti, që do ta dëmtojë fatkeqësisht LDKnë, në vend se ta ndihmojë atë.

Në javën e parë të tetorit kur votuesit të zgjedhin kush do t’i qeverisë, e kanë të qartë kur votojnë për Albin Kurtin, Ramush Hardinaj apo Kadri Veselin, po kur të votojnë për LDK-në, kanë parasysh se Isa Mustafa do t’u gjejë dikë ti qeverisë.  Kjo është një shenjë se sa vështirë e ka LDK të ndryshojë dhe t’i hapë rrugë një brezi të ri politikanësh që mund ta ringrejnë atë. Gara brenda LDK-së është më shumë një garë që tenton të fshehë pafuqinë e saj për t’u demokratizuar. Dhe kur defekte të tilla të forta, tentojnë të pudrosen me gara fallco, thjesht përsosen defektet, jo lidershipi.

Kosovë, grushte e karrige mes anëtarëve të LDK

Procesi zgjedhor brenda partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, i zhvilluar ditën e diel, është shoqëruar me shumë incidente në degë të ndryshme. Rastet u bënë publike nga mediat kosovare, ndërsa incidenti më i fundit dhe më i rëndi është ai i shënuar në Komunën e Vushtrrisë.

Procesi zgjedhor përfundoi në rrahje e grushta, deri në përdorimin e gjuajtjes me karrige mes anëtarët dhe përfaqësuesve të LDK-së. Video është shpërndarë nga Indeksonline, e cila thekson se sherri ka nisur fillimisht verbalisht dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e karrigeve.

Procesi i brendshëm zgjedhur brenda partisë po bëhej për të përcaktuar kryetarët e rinj të degëve të LDK-së.

Pamje ekskluzive e rrahjes së LDK-së në Vushtrri

Gepostet von IndeksOnline am Mittwoch, 10. Juli 2019
Skip to toolbar