Maliqi si Basha: Vendimi i gjykatave, fitore e ligjit

Deputeti i opozitës së re në parlament, Lefter Maliqi, ashtu si Basha më herët, e ka cilësuar pozitiv dhe të drejtë vendimin e Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin Valbona Sakos që fitoi në zgjedhjet e 30 qershorit dhe atë të Gjykatës së Tiranës duke mos i konfirmuar mandatin Agim Kajmaku për Bashkinë Vorë me arsyetimin për moskompetencë të saj.

Maliqi tha se ky është një vendim i drejtë që godet zgjedhjet farsë e moniste të 30 Qershorit dhe një triumfim të drejtësisë duke i rikthyer sërish shpresën shqiptarëve tek e ardhmja.

 “Lajm i mirë për shqiptarët. Gjykata e Durrësit dhe e Tiranës godet zgjedhjet farse moniste të 30 Qershorit. Drejtësia triumfoj sot me mos njohjen nga Gjykata e Tiranës dhe Durrësit të Kryebashkiakëve, në kundërshtim me ligjin , dekretin e Presidentit dhe regjistrimin jashtë ligjit të Partisë Bindja Demokratike. E drejta vonon, por nuk harron. “ – ka shkruar Maliqi në reagimin e tij në Facebook.

Maliqi i ka bërë thirrje të gjithë gjykatave që të ndjekin të njëjtën rrugë dhe të jenë në sinkron me ligjin ashtu si Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit.

I bëj thirrje gjykatësve të mbrojnë ligjin, të mos tremben nga kërcënimet mafioze nga gjoja vettingu i Partisë ( Rilindjes ) por të mbrojnë shtetin ligjor. Populli është sot me shumë se kurrë optimist për të ardhmen drejt BE me zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse. Kam besim dhe Gjykatat e tjera në çdo Bashki do jenë në sikron me ligjin dhe të vërtetën duke mos i njohur ligjore Kryebashkiakët e rinj të dal nga votime moniste dhe të paligjshme.”- shkruan Maliqi

Vendimi i gjykatave u përshëndet edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha duke e cilësuar si një  fitore të ligjit mbi zgjedhjet farsë të 30 qershorit .

Lefteri i inatosur, nga votimi në protestë (po a beson më njeri?)

Deputeti demokrat Lefter Maliqi ka bërë thirrje për revoltë popullore për të rrëzuar qeverinë e kapur nga krimi dhe bandat. Në seancë plenare në Kuvend ku diskutohet për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, Maliqi e quajti këtë seancë si një gjyq politik të një personi që i solli në pushtet socialistët në 2013. Madje fjalimin e kryeministrit Rama, Maliqi i cilësoi si fjalimin e një diktatori.

Sot kryeministri foli si diktator dhe i beri gjyqin politik të një njeriu që i solli në pushtet socialistët në 2013. I bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në revoltë popullore deri në rrëzimin e kësaj qeverie të kapur nga krimi dhe bandat. Është turp për ne kush na drejton.” – tha Maliqi

Lefter Maliqi tradhtoi PD dhe erdhi nga listat e saj si deputeti i ri opozitës, duke hedhur poshtë qëndrimin e partisë së tij. Më pas u shfaq duke përkrahur protestat e opozitës dhe duke marrë pjesë edhe në protestën e 21 qershorit. Sot (8 korrik) ndodhet në Kuvend në seancën ku diskutohet për shkarkimin e Metës. A do i bashkohet ai protestës së 8 korrikut te opozitës? Edhe nëse po, a e beson me njeri?

Lefter Maliqi: Do jem në protestën e radhës, populli të marrë fatin në dorë

Lefter Maliqi, deputeti i opozitës së re ardhur në Kuvend nga listat e PD-së, përmes një statusi në Facebook , ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e radhës së opozitës për liri dhe demokraci. Ai bën thirrje që populli të marrë në dorë fatin e tij dhe të dal kundër instalimit të diktaturës, krimit dhe oligarkëve që po mbajnë peng qeverinë.

Në protestën e radhës do jem bashkë me ju mes protestuesve për liri demokraci, zgjedhje të lira dhe të parakohshme. Shikojeni Kalorësin e Rilindjes si i presin rrugën. Populli do marr në dorë fatet e veta. Kundra instalimit të diktaturës, kundra zgjedhjeve farsë, kundra krimit, korrupsionit, bandave dhe oligarkëve që po mbajnë peng qeverinë.” -shkruan Lefter Maliqi

Në Protesten e radhës do jem bashkë me ju mes protestuesve per liri demokraci,zgjedhje te lira dhe të parakohshme.Shikojeni Kalorësin e Rilindjes si i presin rrugën .Populli do marr në dorë fatet e veta.Kundra instalimit te Diktatures ,kundra zgjedhjeve farsë,kundra krimit,korrupsionit, bandave dhe Oligarkëve qe po mbajnë peng Qeverinë.

Gepostet von Lefter Maliqi am Donnerstag, 13. Juni 2019

Vendimi i Metës, Maliqi: Dinjitoz, shmangu viktimat më 30 qershor

Deputeti i opozitës në parlament, Lefter Maliqi e ka quajtur dinjitoz veprimin e Metës dhe një fitore të demokracisë dhe vetë Shqipërisë. Ky vendim shmangu një përplasje të mundshme civile që do të rezultonte deri në viktima më 30 qershor. Maliqi bëri thirrje gjithashtu që Basha të ulet në dialog dhe Rama të ruaj qetësinë.

“Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi, mbi palët, në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane. Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë, pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima. Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik. Presidenti uli tensionet tregoj veten që është mbi palët, tregoj veten që është student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor. Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktaturës. Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes. Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarde Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral. Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqipëria,fitoj e ardhmja Europiane.” – shkruan Maliqi.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?
Skip to toolbar