Maliqi si Basha: Vendimi i gjykatave, fitore e ligjit

Më të fundit


Deputeti i opozitës së re në parlament, Lefter Maliqi, ashtu si Basha më herët, e ka cilësuar pozitiv dhe të drejtë vendimin e Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin Valbona Sakos që fitoi në zgjedhjet e 30 qershorit dhe atë të Gjykatës së Tiranës duke mos i konfirmuar mandatin Agim Kajmaku për Bashkinë Vorë me arsyetimin për moskompetencë të saj.

Maliqi tha se ky është një vendim i drejtë që godet zgjedhjet farsë e moniste të 30 Qershorit dhe një triumfim të drejtësisë duke i rikthyer sërish shpresën shqiptarëve tek e ardhmja.


 “Lajm i mirë për shqiptarët. Gjykata e Durrësit dhe e Tiranës godet zgjedhjet farse moniste të 30 Qershorit. Drejtësia triumfoj sot me mos njohjen nga Gjykata e Tiranës dhe Durrësit të Kryebashkiakëve, në kundërshtim me ligjin , dekretin e Presidentit dhe regjistrimin jashtë ligjit të Partisë Bindja Demokratike. E drejta vonon, por nuk harron. “ – ka shkruar Maliqi në reagimin e tij në Facebook.

Maliqi i ka bërë thirrje të gjithë gjykatave që të ndjekin të njëjtën rrugë dhe të jenë në sinkron me ligjin ashtu si Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit.

I bëj thirrje gjykatësve të mbrojnë ligjin, të mos tremben nga kërcënimet mafioze nga gjoja vettingu i Partisë ( Rilindjes ) por të mbrojnë shtetin ligjor. Populli është sot me shumë se kurrë optimist për të ardhmen drejt BE me zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse. Kam besim dhe Gjykatat e tjera në çdo Bashki do jenë në sikron me ligjin dhe të vërtetën duke mos i njohur ligjore Kryebashkiakët e rinj të dal nga votime moniste dhe të paligjshme.”- shkruan Maliqi

Vendimi i gjykatave u përshëndet edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha duke e cilësuar si një  fitore të ligjit mbi zgjedhjet farsë të 30 qershorit .




Skip to toolbar