“Liqeni i skeleteve”, misteri që fshihet në majat e larta të Himalajeve

Lart mbi Himalaje, në një lartësi prej 5000 metrash mbi nivelin e detit, ndodhet “liqeni i skeleteve”. Liqeni i Roopkund, që ndodhet në anën indiane të Himalajeve ishte menduar dikur të ishte vendi i një katastrofe antike që la disa qindra njerëz të vdekur, por në fakt pas analizës së ADN-së së skeleteve u vu re se ato i përkasin racave të ndryshme dhe se kanë një diferencë vdekje me mijëra vjet larg nga njëri-tjetrit.

Kjo e bën situatën edhe më të mistershme, pasi studiuesit kanë ngritur pyetjen se çfarë i ka bashkuar të gjithë këto njerëz të ndryshëm, nga epoka të ndryshme në të njëjtin vend kaq larg zhvillimit të jetës. “Liqeni i skeleteve” përmban me qindra mbetje kockore njerëzore dhe disa pre j tyre vijnë deri nga Greqia.

 Autori i studimit, Doktor Niraj Rai tha se ‘Liqeni Roopkund prej kohësh është bërë subjekt i spekulimeve se kush ishin këta individë, çfarë i solli ata në këtë liqen dhe si vdiqën ata.’ Studiuesit thonë se analiza e ADN-së e marrë nga skeletet zbulon se ato rrjedhin nga të paktën tre grupe gjenetike ‘të dallueshme’. Grupi i parë ishte i përbërë nga 23 persona me prejardhje që kanë të bëjnë me njerëz nga India e sotme, të cilët nuk duket se i përkasin një popullsie të vetme, por përkundrazi rrjedhin nga shumë grupe të ndryshme.

Grupi i dytë është i përbërë nga 14 individë me prejardhje që lidhet ngushtë me njerëzit që jetojnë në Mesdheun lindor, veçanërisht Kretën e sotme dhe Greqinë. Një individ i tretë ka prejardhjen në Azinë Jug-Lindore.

Një tjetër studiues i këtij rasti, Éadaoin Harney, nga Universiteti i Harvardit, tha se “ishim të befasuar jashtëzakonisht nga gjenetika e skeleteve të Roopkund. Prania e individëve me prejardhje të lidhura zakonisht me Mesdheun Lindor sugjeron që Liqeni i Roopkund nuk ishte thjesht një vend me interes lokal, por përkundrazi tërhoqi vizitorë nga e gjithë bota.”

Vdekjet datojnë që 1000 vjet para dhe se incidentet që kanë shkaktuar humbjen e jetëve të këtyre njerëzve janë të veçuara dhe të ndara në kohë.

Shkrirja e akullit zbuloi edhe më shumë mbetje skeletore, duke lundruar në ujë dhe shtrirë rreth skajeve të liqenit. Supozimi i parë ishte se ata ishin mbetjet e ushtarëve japonezë që kishin vdekur nga ekspozimi ndërsa përpiqeshin të pushtonin Indinë Britanike. Por shpejt u bë e qartë se kockat ishin shumë më të vjetra.

Që prej zbulimit dhe deri sot nga banorët e zonës qarkullojnë shumë teori konspirative lidhur me mënyrën e vdekjes së tyre.

Farka destinacion turistik, Veliaj: Pas 30 vjetësh do të jetë si Parku i Liqenit

Për të dytin vit, në Liqenin e Farkës, është zhvilluar gara sportive “Triathlon”, një sport që bashkon tre disiplina sportive të ndryshme: not, çiklizëm, vrap. Pjesëmarrës në këtë garë ishin sportistë profesionist dhe amatorë nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, u shpreh se investimet e bashkisë e kanë kthyer Farkën në hartën sportive të qyteit.

Është një aktivitet cilësor, i cili jo vetëm e ka futur Farkën në hartën sportive të qytetit, por e ka bërë Tiranën një vend tërheqës edhe për këtë lloj sporti. Një duartrokitje për të gjithë ata që na kanë ndihmuar, e vlerësojmë shumë”, deklaroi Veliaj.

Veliaj tha se Faraka do të jetë pas 30-40 vjetësh një tjetër park i madh për qytetin, teksa hapat e para për shndërrimin e tij janë hedhur që tani. “Jam i lumtur që një pjesë e itinerarit do të bëhet në këtë investim që kemi bërë për Farkën. Është bërë vetëm gjysma, për të gjithë ju që vraponi tek Liqeni do të shikoni që po hidhet gjurma e një parku që do të jetë si Parku i Liqenit pas 30-40 viteve, kur të jenë rritur kalamajtë tanë. Do të shihni shumë prej pemëve të mbjella dhe me atë rast shpresoj se do të ktheheni edhe në agjentë marketingu të parkut të Farkës”, tha ai.

Në përfundim të “Triathlon”, janë dhënë medaljet për fituesit e garës. Vendet e para për meshkuj dhe për femra u fituan nga dy atletët serbë, Strahinja Trakiç dhe Vida Medic. Përgjatë gjithë itinerarit ishin të pranishëm Policia Bashkiake, ambulanca dhe vullnetarë, të cilët ndihmuan garuesit në sinjalistikë dhe në pikat e shpërndarjes së ujit.

Nga protestat e opozitës tek argëtimi i fëmijëve. Rama nis ditën me video nga Liqeni

I mbani mend protestat e dhunshme të opozitës për të mos lejuar ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial? Këto na i risjell në kujtesë mëngjesin e së mërkurës kryeministri Rama, i cili ka postuar një video në facebook.

Në video shfaqen pamje krahasuese. Vetëm pak vite më parë deputetë dhe militantë të PD-së shfaqen duke u përleshur me efektivët e policisë dhe duke kundërshtuar ndërtimin e parkut të lojërave.

Madje në video shfaqet ish deputeti i PD-së Gent Strazimiri me armë në brez.

Ndërsa sot në park sheh çdo ditë qindra fëmijë që luajnë dhe argëtohen duke e kthyer Parkun e liqenit të Tiranës, një nga pikat më atraktive në kryeqytet.

MIRËMËNGJES 😃

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 28. Mai 2019

Kapet 204 kg drogë në Liqenin e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike përmes liqenit të qytetit drejt Malit të Zi.

Gjatë operacionit të koduar “Liqeni”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale M.K., 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me iniciale D.B., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Në bazë të informacioneve policore ku grup kriminal kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Liqeni i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi. Në orët e para të mëngjesit këto dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, ku janë kapur në flagrancë nga policia, ndërsa njëri arriti të shpëtonte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

ShkodërGoditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor i…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 1 mai 2019
Skip to toolbar