Tiranë, organizonte lojëra fati në lokal, një i arrestuar

Një 34-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të 34-vjeçarit në Rrugën e Dibrës u gjetën 4 automatë elektronikë që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia e Tiranës sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 automate elektronikë të lojërave të fatit, ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Tiranë, organizonte lojëra fati në lokalin e tij, ndalohet pronari

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për një 43-vjeçar i cili akuzohet se ka zhvilluar veprimtari të lojërave të fatit në lokalin  tij.

43-vjeçari me iniciale F.Z., u arrestuar pas kontrollit që policia kreu në lokalin e tij në rrugën “Don Nikoll Marku”. Gjatë kontrollin u sekuestruan 11 monitorë me tastiera, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit.

Policia ka vendosur procedimin e këtij shtetasi në gjendje të lirë, i cili akuzohet për  “Vënia në dispozicion e lokaleve për vepra të palejuara” dhe për “Organizimi i lotarive të palejuara”.  

Qendër lojëra fati në bodrumin e shtëpisë, një i arrestuar

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e një personi gjatë operacionit të koduar “Monitori”, i cili zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Policia arrestoi shtetasin A.T., 25 vjeç, pasi sipas informacioneve ushtronte në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e lojërave të fatit në bodrumin e një apartamenti.

Në cilësinë e provës materiale u konstatuan 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme.

Materialet hetimore do t’i referon Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Llotot u mbyllën, por ka ende në ilegalitet

Edhe pse ligji për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve ka nisur zbatimin e tij që prej 1 janarit 2019, duket se ka ende persona që e zbatojnë atë në fshehtësi dhe ilegalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku dy shtetas lejonin vendosjen e basteve në lokalin e tyre. Shtetasit me iniciale G.L. dhe K.C. po procedohen në gjendje të lirë pasi gjatë kontrolleve në lokalet e tyre, konkretisht në lagjet nr 1 dhe 2 në Pogradec, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, që dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive.

2 shtetasit akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Skip to toolbar