Favorizuan Lulzim Cakën dhe Shullazin, kërkohet hetim për dy ish-drejtues burgjesh

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj, i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimeve për dy ish drejtues burgjesh. Konkretisht, Ismailaj ka kallëzuar penalisht ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhin dhe atë të burgut “Jordan Misja”, Maksim Hamiti. Sipas kallëzimit të bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, të dy këta ish drejtues burgjesh, dyshohet se kanë kryer “Shpërdorim detyre”, duke favorizuar takimet në burg, apo më keq akoma, duke u takuar në zyrat e tyre, me të dënuar për vepra të rënda penale. Nga padia e Agim Ismailajt, mësohet se i dënuari në qelitë e paraburgimit, Emiljano Shullazi, i është krijuar mundësia të takohet me anëtar të organizatës së tij kriminale apo miq të tij. Takimet janë zhvilluar në palestrën e burgut, ndërsa sipas ligjit nuk lejohet që të ketë takime mes anëtarëve të një organizate, që akuzohen për të njëjtën vepër penale. Këto takime, ishin regjistruar në protokollin e burgut si ‘takime familjare’.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjevee ka ardhur në dijeni e më pas verifikuar se drejtuesi i IEVP Jordan Misja, shtetasi Maksim Hamiti në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës”

Ndërkohë, e njëta akuzë e “Shpërdorimit të detyrës” është ngritur dhe për ish-drejtorin e burgut të Kosovës në Lushnjë. Sipas padisë, mësohet se ish-drejtori i këtij burgu, gjatë periudhës janar-korrik 2019, ka kryer takime të vazhdueshme me të dënuarin Lulzim Caka, i liruar  para kohe nga burgu dhe tashmë i shpallur në kërkim. Jo vetëm që drejtori ka kryer takime me një të dënuar për vepra penale, por akuza rëndohet nga fakti, që takimet janë zhvilluar në zyrën e ish-drejtorit të burgut. Sipas padisë së Dejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, takime të tilla mes drejtuesit të burgut dhe të dënuarëve janë kategorikisht të ndaluara. Për këtë arsye, ai ka kërkuar rregjistirmin e procedimit penal për dy ish drejtues burgjesh, që dyshohet se kanë shkelur rëndë detyrën.

Lirohet Lulzim Caka, sfidoi drejtësinë dhe i shpëtoi burgimit të përjetshëm

Paraditen e të hënës është liruar nga burgu Lulzim Caka, një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, që aktivitetin e tij e ka kryer midis viteve 1997-1999. Caka gjithashtu do mbahet mend për sfidat ndaj drejtësisë, pasi u arrestua dhe u la i lirë disa herë për mungesë provash. Lulzim Caka ka një rekord ngjarjesh të frikshme. Ai arriti në majat e botës së krimit të në fillim të viteve 1990, pasi kishte lidhje me një tjetër personazh të botës së errët të krimit në vend, Loshin e Karbunarës, dhe bandat e Beratit. Kundërshtarët kryesor të Lulzim Cakajt ishin banorë të fshatit Samaticë, përkatësisht nga fisi Cami, Bega, Cala dhe Yzeiri. Caka u akuzua për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas emri i tij nisi të frikësonte këndo që udhëtonte në rrugët  e fshatrave midis Beratit dhe Fierit në vitin 2001, pasi Lulzim Caka dhe banda e tij, ngrinin postblloqe dhe sulmonin automjetet.

Ngjarja më e rëndë, e cila u bë dhe shkaku që ai të binte në prangat e policisë, ishte atentati ndaj dy ish zyrtarëve të lartë të policisë së Beratit dhe Kuçovës, të cilët fatmirësisht shpëtuan nga atentati por mbeti e djeguar makina e tyre. Megjithatë, dy oficerët Gani Malushi dhe Ilir Ngresi do të ekzekutoheshin më vonë nga banda e Cakajt. Lulzim Caka u arrestua dhe vuajti dënimin, së bashku dhe me akuzën për vrasjen e Pëllum Eminit. Ky krim, që Caka e kishte kryer më herët, i kushtoi më pas atij edhe vrasjen e të ëmës, që u pasua nga një sërë ngjarjesh të tjera kriminale, mes Lulzim Cakës dhe fiseve Cami dhe Yzeiri. Në vitin 1999, kur Lulzim Cakaj ndodhej i arrestuar në Fier, e ëma e tij, Xhevrie Caka shkon për ta takuar. Por ajo do të rrëmbehej dhe më pas do të masakrohej në pyllin e Semanit.

Caka u betua se do të hakmerrej ndaj autorëve të vrasjes të së ëmës, duke u arratisur nga burgu. Në fshatin Samaticë ai vrau dy nga autorët e masakrimit të nënës së tij, pikërisht Valter Begën dhe Mariglen Camin. Gjithashtu, pas arratisjes nga burgu ai kryeu edhe disa masakra në Berat. Më pas, u largua nga Shqipëria dhe jetoi në Itali për gati 15 muaj. Në shtetin fqinj, Cakaj do të arrestohej në vitin 2003 dhe do të sillej në Shqipëri pas një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve, ku prej atij viti nisi të kryente 16 vite burgim, të cilat tashmë konsiderohen të shlyera në total 25 vitet e burgut. Aktualisht në burg janë duke vuajtur dënimin disa persona të tjerë, kundërshtarë të të Lulzim Cakës.

Ata janë Fatmir Emini, të cilit Caka i ka vrarë vëllain. Ndërkohë për vrasjen e nënës së Lulzim Cakës janë ende duke vuajtur dënimin Artan dhe Bledar Yzeriri, të dënuar me nga 25 vite burgim secili, për vrasjen e nënës së tij. Lulzim Caka arriti t`i shpëtonte dënimit me burgim të përjetshëm pasi arriti të mbrohej shumë mirë, por njëkohësisht ishin disa gjykata në vend të cilat bën një lojë ping-pongu duke i dhënë mundësi Gjykatës së Lartë më pas që të rishikonte vendimin për burgimin e përjetshëm dhe hapjen e rrugës për lirimin e Cakajt.

Skip to toolbar