Makina “fluturon” mbi lulishte, vdes gruaja, plagoset burri dhe i biri

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Lushnjës. Një fugon tip “Volkswagen” me targa AA 001 FT, ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” mbi lulishte, që ishte e populluar me njerëz.

Për shkak të shpejtësisë së madhe por edhe gjendjes së dehur të drejtuesit, fugoni duke u përplasur me bordurën 60 cm dhe është futur në lulishte duke marrë para njerëzit dhe thyer disa pemë.

Një nga personat ka përfunduar poshtë fugonit duke humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë. Viktimë ka mbetur shtetasja Teuta Alickolli, 50 vjeçe, e cila ishte duke qëndruar me të birin dhe bashkëshortin e saj në lulishte. Ajo është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Të plagosur kanë mbetur bashkëshorti me të birin, të cilët kanë marrë plagë të rënda por janë jashtë rreziku për jetën. Të plagosur janë bashkëshorti Alfred Alickolli 54-vjeç dhe djali Ani Aliçkolli 24-vjeç.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një shtetas 22 vjeçar me inicialet A.H., i cili drejtonte në gjendje të dehur. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Lulishtja ka qenë e mbushur me njerëz, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze të tjera.

Dhunojnë një person dhe më pas policinë, arrestohen dy persona në Lushnje

Efektivët e policisë së Lushnjës kanë arrestuar dy persona, përkatësisht shtetasit me inicialet G.L., dhe M.V., të dy të moshës 31 vjeç, i pari banues në Tiranë dhe tjetri në Lushnje. Këta dy persona, sipas policisë janë arrestuar pasi kanë goditur për motive të dobëta një shtetas, ndërsa kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës.

Në këto kushte janë arrestuar në flagrancë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”. Dy personat e arrestuar dyshohet se pas mesnate, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J.B., 30 vjeç, banues në qytetin e Lushnjës. Në këtë kohë, policia ka marrë një njoftim në Sallën Operative, se tre personat ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar punonjësit e policisë, të cilët janë kundërshtuar nga dy 31-vjeçarët, të cilët  kanë përdorur dhunë. Në këto kushte, efektivët i kanë arrestuar duke ngritur akuzën penale ndaj tyre për “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhërit të Policisë së Rendit Publik”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim”.

Lushnje, konflikti degjeneron në përdorimin e armëve, dy persona në kërkim

Një sherr verbal mes dy të rinjve ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit në qytetin e Lushnjës. Sipas policisë dy të rinjtë, kanë qëlluar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit, një zonë mjaft e frekuentuar.

Fatmirësisht nga shtënat me armë nuk ka të plagosur, ndërsa plumbat kanë prekur dy makina të parkuara në zonë. Dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Nga të dhënat e para dyshohet se përplasja mes të rinjve ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Digjet banesa në Lushnje, zjarrfikësja 90 minuta “luftë” me flakët

Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Saver”, në Lushnje, ka marrë flakë. Fatmirësisht në momentin e zjarrit nuk ka pasur banorë në shtëpi, ndërsa zjarrfikëse ju është dashur rreth 90 minuta për të vënën nën kontroll flakët.

Paraprakisht dyshohet se zjarri të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Skip to toolbar