Fier e Lushnje, dy persona në pranga për armëmbajtje pa leje

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit dhe Lushnjës, pasi akuzohen për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe prishje e qetësisë publike. Në qytetin e Lushnjës është vënë në pranga një 25-vjeçar me inicialet A.C., i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në Fier, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, nga Shërbimet e Specializuara Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u kap dhe ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: E.Xh, 47 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 08.05.2018 e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Benzi “fluturon” në Lushnjë. Një i vdekur, dy të plagosur rëndë

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi mbrëmjen e të hënës në Lushnjë. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një person mbeti i vdekur, ndërsa dy të tjerë të plagosur rëndë, si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti duke përfunduar në kanal.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur rrethrrotulimi i Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.

Mjeti doli nga rruga duke kaluar mbi bordurat mbrojtëse të autosdtradës dhe përfundoi në kanal. Ndërkohë, në mjet ndodheshin tre persona, një prej të cilëve raportohet se ndërroi jetë nga përplasja e fortë.

Dy të tjerët janë plagosur rëndë dhe janë transportuar në spitalin e Lushnjës. Mjeti i përplasur është tip “Benz”. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

3 orë në arrati, arrestohet 17-vjeçari, përplasi për vdekje lushnjarin

Pas tre orësh arrati, policia arrestoi adoleshentin pa patentë, që përplasi për vdekje një 64-vjeçar në zonën e  njohur “Tre Urat” në Çermë Sektor të Lushnjes.

17-vjeçari me iniciale J.G., ende pa marrë patentën, po drejtonte një makinë fuoristradë ku përplasi për vdekje shtetasin Fatmir Muça, i cili po lëvizte me biçikletë.

Adoleshenti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u kap pas 3 orësh. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes tragjike.

Përplas për vdekje kalimtarin. Shoferi ikën nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ndodhi pak pas mesditës të së dielës, në rrugën rurale “Tre Urat” të fshtati Çermë Sektor në Lushnjë.

Mësohet se një person është përplasur nga një mjet, duke mbetur i vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i përplasur për vdekje, dyshohet se ishte duke kaluar rrugën, në çastin që është goditur nga mjeti.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë që sipas policisë po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Gjendet e djegur makina e vrasësve me maska në Lushnje

Pak orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e të martës në Lushnje, është gjetur i djegur një mjet, që dyshohet se është përdorur në atentatin e Besnik Hidës. Makina është gjetur e djegur në një zonë perifike të qytetit të Lushnjës.

Ajo dyshohet se ëshë përdorur  nga dy  personat, që ekzekutuan me breshëri kallashnikovi shtetasin Besnik Hida, 35-vjeç. Në sedijen e pasme të mjetit tip “Seat”, policia gjeti një pistoletë dhe dy kallashnikovë.

Personi i mbetur i vdekur në atentat, dyshohet se është i lidhur me një vrasje që ndodhi 2 vite më parë. Hida ishte daja i Zamir Latifit i vrarë në një atentat në 2017, ku mbeti i vdekur dhe një person tjetër, Jurgen Goxha, ndërsa u plagos Marius Xhepexhiu.

Do vriste nënën me pistoletë me silenciator, pranga të riut në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikt në familje, duke shmangur një vrasje. Gjatë të hënës, unfiromat Blu të Lushnjës, mësohet se kanë arrestuar në flagrancë një shtetas 38-vjeç, me inicialet E.D., banues në Dushk.

Ky person, dyshohet se do të vriste nënën e tij, pas një konflikti që kishte pasur me të. Pasi është njoftuar, policia ka shkuar menjëherë në banesën e 38-vjeçarit, i cili është arrestuar gjatë kohës që ka qenë duke u konfliktuar me nënën e tij.

Pas arrestimit, është kontrolluar ky shtetas, duke iu gjetur një armë zjarri pistolet, me silenciator dhe 43 fishekë, të cilën e mbante në trup. Policia ka prangosur personin duke i kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dosjen hetimore. 38-vjeçari me inicialet E.D., akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” si dhe “Dhunë në familje”.

Poliklinika e re e Lushnjës, Rama: Ndryshimi si dita me natën, e gjetëm si në gjendje lufte

Pas Elbasanit, që do të ketë një urgjencë mjekësore moderne, Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e transformimit të Poliklinikës së re të Lushnjës. Me anë të një postimit në rrjetin social Facebook, Rama tregon nëpërmjet fotove transformimin e Poliklinikës së Lushnjës.

Nga një godinë e vjetruar, me mure dhe dyer të shkatërruara, godina e re e Poliklinikës në Lushnjë, shndërrohet në një ambient modern ku do të  marrin shërbim mjekësor qytetarët e kësaj bashkie dhe jo vetëm. Rama shprehet se ky investim është pjesë e programit kombëtar për 300 qendra shëndetësore, ndërsa shton se deri në fund të këtij viti do të ndërtohen 100 qendra shëndetësore.

“Së shpejti çel dyert Poliklinika Qendrore e Lushnjës, pjesë e Programit Kombëtar 300 Qendra Shëndetësore Bashkëkohore Patjetër që shëndetësia ka ende shumë nevoja, po kush thotë se ishte më mirë kur ishte më keq, duhet të kujdeset më shumë për kujtesën 80 qendra shëndetësore të reja vjet, 100 deri në fund të këtij viti dhe 120 të tjera vitin e ardhshëm, nuk janë asnjë mrekulli, por ama janë një ndryshim dita me natën, krahasuar nga gjendja e luftës prej ku u nisëm”, shkruan Rama.

Makina godet biçikletën, plagoset rëndë i moshuari në Lushnje

Një mjet në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjës ka përplasur një biçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj, një shtetas 68-vjeçar, emri i të cilit mësohet të jetë Mefit Dingo.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën hyrëse për në qytet, ku një mjet i tipit “Benz”, me targë AA 055 KM, ka përplasur biçikletën.

68-vjeçari që drejtonte mjetin me dy rrota ka mbetur  i plagosur rëndë, dhe menjeherë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekin të specializuar.

Pas ngjarjes, në vend kanë mbrritur policia e cila ka nisur hetimet. Mësohet se uniformat Blu kanë shoqëruar në komisariatin e Lushnjës drejtuesin e mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Konflikt në Lushnje, policia arreston 16-vjeçarin, i gjen armë në shtëpi

Policia e Lushnjës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikit, nisur mes tre adoleshentëve në fshatin Dushk të kësaj bashkie. Sipas komunikatës së policiës, mësohet se gjatë të enjtes, në fshatin Dushk kishte nisur një konflikt fizik mes tre adoleshentëve.

Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se midis shtetasit A.M., 16 vjeç dhe shtetasve E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç, kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta. Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M.

Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.

Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krëhër dhe 9 fishekë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit A.M dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasve E.N dhe F.R.

LushnjëReagimi në kohë i policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikiti mes tre adoleshentëve.Policia e Lushnjës mori informacion se në fshatin Dushk kishte ndodhur një konflikt fizik mes tre adoleshentëve.Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se midis shtetasit A.M., 16 vjeç dhe shtetasve E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç, kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta.Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M. Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krëhër dhe 9 fishekë.Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16 vjeç, banues në Lushnjë.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" në ngarkim të shtetasit A.M dhe "Plagosja e lehtë me dashje" në ngarkim të shtetasve E.N dhe F.R.

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Fier am Donnerstag, 15. August 2019

Aksident me 3 makina në Lushnje, 2 përfundojnë në kanal. Ka të plagosur

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë të ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Fier Lushnje, në vendin e quajtur pushimi i shoferit.

 Dy automjete kanë përfunduar në kanal, ndërsa e treta është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes mes tyre.

Mësohet se janë plagosur dy persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Skip to toolbar