Armando Sadiku është duke konfirmuar formën e
tij të mirë te Malaga në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi i kombëtares, gjeti golin
e radhës në kampionat në sfidën mes Malgas dhe Mirandes.
Ishte minuta e 65-t, kur Sadiku shënoi një gol
nga brenda zonës vetëm me nuhatje, pa e parë portën fare. Goli i dha avantazhin
e përkohshëm skaudrës së Malaga, pasi më herët kisthe shënuar me Adrian nga
pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë, miqtë barazuan në të 55`, por Sadiku
prishi balancat. Megjithatë, goli i sulmuesit shqiptar nuk mjaftoi që Malaga të
fitonte, pasi Mirandes shënoi në të 79`.
Ndërkohë, për Sadikun ky është goli i nëntë te Malaga, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë të La Liga 2 në Spanjë. Gjithashtu, paraqitja e mirë që po kalon, pritet ta rikthejë elbasanasin përsëri në ekipin kombëtar.
Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me
Malagan, pas transferimit në formë huazimi nga Levante. Sulmuesi i kombëtares ka
luajtur titullar në sfidën e javës së 5-të të La Liga 2 në Spanjë, në takimin që
Malaga luajti në transfertë kundër Mirandes.
Ishte minuta e 53-të e sfidës, kur sulmuesi kuqezi ka gjetur rrjetën, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Megjithatë, goli i Sadikut nuk ka mjaftuar për t`i dhënë fitoren ekipit të tij.
Merquelanz ka gjetur rrjetën për ekipin e
Mirandes duke barazuar shifrat në 1-1. Megjithatë, ky është lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares,
që gjen rrjetën pas katër muajsh. Edhe në takimin e dytë të tij me Malaga,
Armando Sadiku është aktivizuar 90-të
minuta të plota të lojës, duke zënë vend menjëherë në formacion.
Ndërkohë, futbollisti tjetër i kombëtares, Keidi bare, që është shok skuadre me Sadikun, është aktivizuar gjithashtu titullar në këtë ndeshje, por mesfushori është zëvendësuar nga trajneri në minutën e 70-të të takimit.
Armando Sadiku do të vijojë të qëndrojë në
Spanjë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si pjesë e klubit të
Malagas, ku aktivizohet një tjetër futbollist i kombëtares, mesfushori Keidi
Bare. Ka qenë klubi i Malagas që ka prezantuar Sadikun, duke publikuar lajmin në
faqen zyrtare. Futbollisti kuqezi është huazuar për një sezon te skuadra e La
Liga 2 në Spanjë, duke u bërë pjesë e sulmit të këtij klubi.
Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës,
Levante ka zyrtarizuar transferimir duke pohuar edhe rinovimin e kontratës me
Sadikun deri në vitin 2021. Levante ka bërë rinovimin e kontratës me Sadikun,
me qëllim që në përfundim të sezonit të ardhshëm, nëse sulmuesi do të jetë në
formë të mirë, prej tij skuadra e La Ligas mund të përfitojë rreth 1 milion
euro nëse e shet.
Ky është huazimi i dytë brenda pak kohësh për
Sadikun, i cili gjysmën e sezonit të dytë luajti për Luganon në Zvicër, pasi u
huazua nga Levante, që ka përsëri në pronësi kartonin e sulmuesit shqiptar. Sadiku
do të jetë shok skuadre me Keidi Baren, mesfushorin kuqezi që prej dy sezonesh është
duke shkëlqyer me klubin e La Liga 2, ndërsa këtë sezon do të tentojnë të
ngjiten në elitën e futbollit spanjoll.
Keidi Bare është një nga lojtarët që ka shkëlqyer këtë sezon në Spanjë në La Liga 2 me Malagan. Futbollisti 22-vjeçar ka luajtur pothuajse në çdo ndeshje titullar me ekipin e tij, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit.
Megjithatë, shkëlqimi i Keidi Bares këtë sezon duket se pak i ka interesuar drejtuesve të Kombëtares, teksa u la jashtë nga Christian Panucci në ndeshjet e muajit mars, pavarësisht se dy muaj më parë mesfushori iu nis një ftesë në momentet e fundit nga ish-trajneri italian.
Por nëse Panucci u largua dhe tani ka nisur një erë e re ndryshimesh në ekipin tonë përfaqësues, me Edy Rejan trajner, për Keidin gjërat përsëri nuk kanë ndryshuar. Të paktën deri tani. RealStory.al ka mësuar ekskluzivisht se futbollistit të talentuar nuk i është nisur asnjë ftesë nga kombëtarja për dy ndeshjet e muajit qershor.
Gjatë këtij sezoni, Keidi Bare ka luajtur 15 ndeshje me ekipin e parë të Malagas, duke asistuar dhe një gol. Ai u afrua gjatë fundit të vjeshtës te Malaga A, pasi më herët u aktivizua me ekipin e dytë të saj. Bare është kthyer në lider tek ekipi i tij, teksa në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të pavullentshme ndaj kundërshtarit.
Mes lotësh dhe trishtimi, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës mbrëmjen e së hënës në La Liga 2, në sfidën mes Malagas dhe Ovideos.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, bëri një faull aburd kur ishte duke u luajtur minuta e 30-të e ndeshjes.
Bare ngriti këmbën drejt fytyrës së kundërshtarit për të ndalur një top, por arbitri nuk e fali këtë veprim duke e ndëshkuar shqiptarin mr karton të kuq.
Kështu Keidi Bare la fushën e lojës duke derdhur lotë për gabimin që kreu, pasi ishte i panevojshën sepse ishte jashtë zone dhe për më tepër skuadra e tij ishte në avantazh.
Ky është kartoni i dytë sezonal për Baren, teksa një vit më parë kur ishte pjesë e Atletiko Madrid, ai u ndëshkua pas një debati me arbitrin, gjë që i kushtoi tetë ndeshje pezullim dhe largim nga ekipi i dytë i Atletikos.
Malaga është shumë pranë zonës së play-off në La Liga 2 në Spanjë, e cila i jep mundësinë të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa kanë mbetur dhe katër ndeshje nga sezonin i rregullut për tu luajtur.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka dhënë kontributin e këtij këtë sezon, duke rrëmbyer dhe zemrat e tifozëve të Malagas. Ai ka bërë mirë në çdo ndeshje dhe është rritur hap pas hapi, duke i dhënë siguri mesfushës së ekipit të tij.
Të hënën Malaga do të përballet me Ovideon, rival direkt i Malagas për arritjen e zonës së Play-off për ngjitjen në La Liga. Klubi i Bares ka zgjedhur të përdor një video mesazh për të thirrur tifozët në stadium, teksa ai që ua bën këtë thirrje është futbollisti kuqezi.
“Këtë të hënë do të luftojmë për çdo top, këtë të hënë do të luftojmë për të fituar. Do të luftojmë për të qenë në Primera”, shprehet Bare në video mesazhin drejtuar tifozëve të Malagas.
Keidi
Bare është brezi i fëmijëve të lindur në vitin e vështirë 1997, kohë kur Shqipëria
u përfshi në një konflikt civil, pas mashtrimit me sistemin piramidal në vend.
Bare në atë kohë sapo kishte lindur, ndaj futbollisti ska se si të ketë kujtime
për ngjarjet që kthyen Shqipërinë në një arenë të përgjakshme vëllavrasëse.
Pavarësisht
kësaj, Keidi Bare është sot një nga lojtarët më të talentuar shqiptar, që
aktivizohet me ekipin e Malagas në Spanjë, me të cilin synon rikthimin në La
Liga.
Në fakt, fëmijëria e tij kujtohet në “Radio MARCA” që në rrugë, duke luajtur me shokët, gjithmonë me një top në këmbë: “Unë kam lindur në një situatë lufte dhe gjërat ishin shumë të vështira. Në fakt, ata që vuanin vërtet ishin prindërit e mi, ata kaluan një kohë shumë të keqe”.
Prindërit,
që në moshën 11-vjeçare panë se djali i tyre kishte talent, mundësi për t’u
bërë futbollist profesionist dhe nuk hezituan të shkonin në Greqi. “Që kur isha fëmijë, kam pasur të
dhëna për t’u marrë me futboll. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por spikasja
më tepër në futboll. Prindërit bënë atë që ishte më e mira për mua, si çdo baba
apo nënë”, – kujton Bare.
Gjithsesi, fati i mirë e priste në një vend tjetër të Mesdheut, Spanjë: “U ktheva pesë vite më vonë në ekipin e qytetit tim, Apolonia. Për pesë muaj u ftova për provë tek Atletico Madrid. Katër ditë trajnim në “Cerro del Espino”, nga atje në Gjeorgji për një turne… U bëra pjesë e Atletico Madridit, ku qëndrova për pesë vite. Në fund të sezonit të kaluar vendosa t’i bashkohem Malaga-s. Një gabim i rëndë me të rinjtë, për të cilin pendohem çdo ditë e më shumë, duke ofenduar arbitrin, më kushtoi një dënim shembullor: 9 ndeshje pezullim”.
Kjo
mund të ketë ndikuar në vendimin e Atlético Madridit për ta lejuar të shkojë te
Malaga, edhe pse ai nuk mendon kështu: “Kam
bërë diçka të keqe për veten dhe për ekipin, por vendosa me bindje të vija
këtu. Unë nuk jam nga ata futbollistë, që mjaftohem me stërvitje dhe qëndrimin
në stol. Ika nga Atletico Madrid për të bërë diçka të madhe dhe, kur më kërkoi Malaga,
nuk u mendova dy herë“.
Mundësia e tij e parë në ekipin aktual, megjithatë, nuk shkoi siç pritej: “Në Zaragoza isha nervoz dhe i lumtur, kur më thanë se do të luaja nga fillimi, pasi kisha debutuar pak minuta, në fund të sfidës së mëparshme me Sporting. Mbaj mend se kemi fituar 2-0”.
Që
atëherë, fieraku kuqezi ka një pikë referuese, Alfred N’Diaye: “Ai është një pasqyrë për mua, është
një lojtar dhe njeri i mirë, më ndihmon shumë brenda dhe jashtë fushës”.
Shqiptari është i dashuruar me produktet e detit, veçanërisht pëlqen peshkun. Kjo ndoshta vjen nga fakti se ka jetuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku e ka pasur bregdetin afër. Keidi thotë se ndihet i lumtur edhe në Spanjë, ekzaktësisht në Malaga, ku mund të shijojë ushqimet e preferuara:
“Ky vend është një parajsë, qoftë për të ecur në plazh, qoftë për të ngrënë ushqime deti… Kjo është ajo, që më pëlqen më së shumti. Eshtë qesharake ta them, por në Shqipëri ekziston një gjellë tipike, që të gjithë e pëlqejnë, ajo me fasule. Nuk ka shqiptar që nuk e ha atë, përveç meje (qesh)”.