Kapen 10 milionë euro kokainë me destinacion Durrësin

Mediat malteze raportojnë sot se falë një operacioni policor janë kapur 91 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro me destinacion postin e Durrësit dhe Selanikun.

Sipas Malta Indipendent, ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve kishin si destinacion Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun.

Sipas autoriteteve të Maltës, zbulimi i 76 pakove me kokainë që në treg kapnin vlerën 10.3 milion euro, u bë gjatë një operacioni që zgjati 19 orë. Droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime.

Vetëm këtë javë në “Freeport” të Maltës janë kapur 6 kontenierë me drogë, dhe cilësohet si një nga portet me sigurinë më të lartë në rajon.

Skip to toolbar