Video/ 342 pasagjerë tmerrohen, avioni merr flakë në fluturim

Një avion Boeing 777 i Philipine Airlines, që fluturonte nga Los Angeles për në Manila, u detyrua të kthehej përsëri në pistë pasi një nga motorët e tij mori flakë. Avioni sapo ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles, ndërsa pak pasi la pistën, pasagjerët u bënë dëshmitarë të zhurmës dhe flakëve që dilnin nga motori i dytë i aeroplanit.

Ekuipazhi i avionit shpalli gjendjen e emergjencës dhe u autorizua të ulej në pistë. Avioni u ul në mënyrë të sigurtë rreth 12 minuta pas nisjes, ndërsa zjarrfikësit e aeroportit shuan zjarrin në motor. Asnjë nga 342 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit në bord nuk u dëmtua.

Being 777 ka dy motorë GE90-115. Prodhuesi i motorëve GE Aviation u shpreh për Associated Press se ishte informuar për incidentin dhe po punonte me kompaninë ajrore për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Skip to toolbar