Serie A dënoi me mbyllje të pjesshme të stadiumit të klubit Hellas Verona, pasi tiofzët e kësaj skuadre ofenduan me kore raciste futbollistin Mario Balotelli.
Megjithatë, vetë klubi nuk është mjaftuar vetëm me ndëshkimin nga Serie A, por mori masa të tjera ndaj tifozëve të saj për të parandaluar thirrjet raciste.
Verona njoftoi të martën se i ndalon hyrjen në stadiumi kreut të tifozëve ultras Lucas Castellini për 11 vjet. Gjithçka ndodhi në takimin e të dielës, kur tifozët e Verona thirrën “majmun” futbollistin e Brescia, Mario Balotelli.
Futbollisti ndali lojën, mori topin dhe e gjuajti në drejtim të tifozëve të Verona, duke refuzuar të luante. Megjithatë, futbollisti u bind të për të rinisur lojën, ndërsa Balotelli shënoi dhe golin e vetëm për Brescian në takimin që humbi 2-1 përballë Hellas Verona.
Kujtojmë se në sfidën e të dielës u aktivizuan dhe tre lojtarë shqiptarë. Marsh Kumbulla dhe Amir Rrahmani për Verona dhe Emanuele Ndoj për ekipin e Brescia.