Masa për të arrestuarit e Kadastrës Durrës, “blindohet” gjykata

18 personat e arrestuar për tjetërsim të pronave në zonën e Kepit të Rodonit pak ditë më parë, pritet të marrin masën e sigurisë para gjykatës së Durrësit. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa policia ka ‘blinduar” ambientet para gjykatës.

Në pranga ndodhen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të hipotekës së Durrësit, komunës së Ishmit dhe specialistë, të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar 68 mijë metra katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit. Në lidhje me rastin, gjykata ka vendosur më herët masën ‘detyrim paraqitje” për 6 persona. Tre të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.

Të 27 personat akuzohen për shpërdorim të detyrës, korrupsion pasiv, mashtrim me falsifikime të dokumenteve si dhe akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Protesta e dhunshme e 11 majit, jepet masa për 50 protestuesit

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditët e sotme masën për 50 protestuesit e arrestuar më 11 maj, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Gjykata vendosi për 20 protestuar masën “arrest me burg”, ndërsa për 11 të tjerë vendosi “arrest shtëpie”. Ndërkohë që për 19 protestues gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në protestën kombëtare të opozitës më 11 maj, pati një përshkallëzim të saj duke çuar në përdorim të dhunës dhe bombave molotov. Protestuesit i vunë flakën derës së Kryeministrisë dhe zyrave të Kuvendit, ku më pas u zhvendosën para Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku incidentet e tjera nuk munguan.

Skip to toolbar