Ndeshja Shqipëri-Francë, që do mbahet në ‘Air Albania Stadium’, ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë nga policia. 800 efektivë të policisë kanë “blinduar” stadiumin për monitorimin e situatës, konkretisht janë forcat e FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat.
Gjithashtu pas orës 12:00 nuk do të lejohet të parkohet asnjë lloj mjeti në zonë e stadiumit, përveç mjeteve të autorizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Edhe këto mjete të autorizuara do i nënshtrohen kontrollit fizik dhe anti eksploziv.
Bllokimi i rrugëve dhe devijimi i tyre do të nisë në orën 17:30. Rrugët lidhëse me stadiumin do të bllokohen për qarkullimin e mjeteve, ndërsa të lira do jenë vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza.