Shqipëri-Francë, ‘blindohet’ Air Albania Stadium

Ndeshja Shqipëri-Francë, që do mbahet në ‘Air Albania Stadium’, ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë nga policia. 800 efektivë të policisë kanë “blinduar” stadiumin për monitorimin e situatës, konkretisht janë forcat e FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat.

Gjithashtu pas orës 12:00 nuk do të lejohet të parkohet asnjë lloj mjeti në zonë e stadiumit, përveç mjeteve të autorizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Edhe këto mjete të autorizuara do i nënshtrohen kontrollit fizik dhe anti eksploziv.

Bllokimi i rrugëve dhe devijimi i tyre do të nisë në orën 17:30. Rrugët lidhëse me stadiumin do të bllokohen për qarkullimin e mjeteve, ndërsa të lira do jenë vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza.

Sulmi i “opozitës” ndaj KZAZ-ve, burg dhunuesve

Dhuna e ushtruar ditët e fundit mbi disa KZAZ në disa qytetet që drejtohet nga Bashkitë e opozitës kanë çuar në arrestime të disa personave. Gjatë ditës së premte Gjykata e Tropojës ka dhënë masën arrest me burg për 3 militantë të Partisë Demokratike, që sulmuan KZAZ e vendosur në muzeun e qytetit. Gjatë dhunës së ushtruar atje militantët shqyen derën, thyen xhamat dhe dogjën materialet zgjedhore. Për këto akte dhune gjykata ka lënë në burg 3 persona, përkatësisht Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj. Katër protestues të tjerë janë lënë të lirë.

Edhe për dhunën e ushtruar në KZAZ numër 42 në Kavajë, policia ka arrestuar një 41 vjeçar të akuzuar për sulme me sende të forta ndaj efektivëve dhe hedhje të bombave molotov. Bazuar në prova filmime dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve, u bë arrestimi i shtetasit me iniciale E.D., 41 vjeç.

Facebook merr masa drastike, fshin 3 miliardë llogari false

Facebook është duke kaluar një kohë të vështirë me skandale të njëpasnjëshme në lidhje me publikimin e të dhënave personale për përdoruesit. Platforma më e madhe e komunikimit online pas skandaleve të shumta, ka ndërmarrë një masë drastike duke fshirë mbi 3 miliardë llogari që ishin false.

Të dhënat u publikuan në raportin e fundit të Facebook, ndërsa veprimet janë ndërmarrë për periudhën tetor 2018 dhe mars 2019. Gjithashtu në një periudhë 6 mujore, Facebook ka fshirë mbi 7 milionë postime me gjuhë të urrejtjes apo nxitjes terroriste.

Skip to toolbar