Autopsia ka zbuluar arsyet që çuan në vdekjen e 25 vjeçares një orë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit.
Sipas autopsisë nëna e re vdiq si pasojë e koagulimit ose siç quhet ndryshe mpiksja e gjakut duke bllokuar venat që çon gjakun në mushkëri. Kjo ka sjell vdekjen e menjëhershme të 25 vjeçares.
Familjarët kanë akuzuar mjekët për neglizhencë të rastit, ndërsa autopsia tregoi se nëna e re ka pasur një komplikacion dhe vdekja e saj nuk ka ardhur nga pakujdesia.
Më herët policia ka arrestuar edhe dy mjekët që merreshin me rastin, mjekun reanimator Nikollaq Thana dhe mjekun Kardiolog Mehmet Ibaj.