Salvini në ‘luftë’ me Evropën, shkak emigrantët

Emigracioni i paligjshëm dhe refugjatët që nisen nga brigjet afrikane në drejtim të vendeve të Europës, ka shtuar tensionet mes Italisë, si një nga vendet më të prekura të mbërritjes së emigrantëve, dhe shteteve të tjera anëtare të BE. Me anë të një letre, Minisri i Brenshëm dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, i drejtohet homologut të tij francez, Christopher Castaner se “Italia nuk është kamp i refugjatëve në Evropë”.

“Ne synojmë të jemi të respektuar duke përsëritur se nuk jemi kampet e refugjatëve të Brukselit, Parisit dhe Berlinit. E shpjegova këtë në Helsinki dhe e kam shkruar në letrën për homologun tim francez Castaner”, shkruan Salvini në një postim në Twitter.

Më tej ai shkruan se “Franca dhe Gjermania nuk mund të vendosin për politikat e migracionit duke injoruar kërkesat e vendeve më të ekspozuara si ne dhe Malta”, shprehet Salvini. Letra e Ministrit të Brendshëm të Italisë drejtuar homologut të tij francez, vjen në prag të mbajtjes së një samitit të thirrur në Paris.

28 vendet anëtare të unionit, me pjesëmarrjen e komisionarit për migracionin Dimitri Avramopulos, do të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje për uljen e migracionit të paligjshëm dhe refugjatëve që mbrrijnë në brigjet italiane dhe vendeve të tjera të BE në mënyrë klandestine.

Ndërkohë, lidhur me pjesëmarrjen në këtë takim, Salvini ka vendosur të mos shkojë, duke dërguar në të disa teknikë nga Ministria e Brendshme. Ky vendim i Salvinit, tregon dhe njëherë tensionin mes vendeve anëtare të BE lidhur me migracionin dhe refugjatët që mbrrijnë nga Afrika.

Salvini mohon akuzat ruse

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, hodhi poshtë pretendimet se partia e tij populiste është përpjekur të marrë financime të fshehta nga Rusia.

Ai ndërkohë ka shtuar komentet në mbrojtje të asaj që e quan “kulturë e krishterë” si dhe për çështjen që e ka shpërblyer më shumë në zgjedhje, emigracionin.

Ndërsa prokurorët e Milanos pohojnë se partia e ekstremit të djathtë Lega ka kërkuar financime të fshehta ruse, zëvendëskryeministri italian ka shtuar komentet e tij anti-emigracion në tubimet dhe në faqet e tij të mediave sociale, duke e lidhur migracionin me krimin dhe papunësinë dhe duke paralajmëruar se kjo është kërcënim për kulturën tradicionale të Italisë.

Kritikët e zotit Salvini thonë se ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat për Rusinë dhe nga problemet e ekonomisë së vendit, e cila vazhdon të jetë e zhytur në recesion.

Pretendimet për financime të fshehta ruse morën një shtysë të re javën e kaluar kur faqja e lajmeve në internet Buzzfeed publikoi audio të një takimi në një hotel të Moskës midis ish-zëdhënësit të shtypit të Salvinit, dhe disa rusëve të paidentifikuar duke diskutuar mbi mundësinë e devijimit të 65 milionë dollarëve drejt partisë Lega nëpërmjet transaksioneve të naftës ruse me çmim të ulur./VOA/

Triumfon Salvini, fiton 34% të votave në zgjedhjet e Parlamentit Europian

Italianët, ashtu si qytetarët e 21 vendeve të tjera anëtare, iu drejtuan ditën e djeshme kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri të Bashkimit Europian. Rezultatet pas përfundimit të zgjedhjeve kanë nxjerr fitues partinë “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.

34% të totalit të votave kanë shkuar pikërisht për partinë e Salvinit, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 22.70%, duke lënë pas “Lëvizjen 5 yjet” me 17.07%. Forza Italia ka marrë 8.79%, Fratelli d`Italia 6.47%. 56.10% e italianëve me të drejtë vote ushtruan vullnetin e tyre ditën e djeshme për të zgjedhur eurodeputetët e rinj të PE.

Pas daljeve të rezultateve paraprake, Matteo Salvini ka folur në një konferencë për shtyp nga partia e tij, duke shprehur falënderimin për qytetarët që e votuan. “Unë dua të falënderoj të gjithë votuesit, ata nuk më ndihmuan mua, por ndihuam Italinë dhe Evropën për të gjetur shpresë, krenari, rrënjë, punë dhe siguri”.

“Vetëm pesë vjet më para të gjithë flisnin për zhdukjen e “Lega”, ndërsa tani ne jemi partia e parë në veri dhe në jug, në disa qytete me kemi fituar me mbi 50%. Pas javëve dhe muajve të betejës së vështirë me armë të pabarabarta, kundër çdo gjëje dhe të gjithëve, fjala që unë dua të them është, Faleminderit! Do ta përdorim këtë besim për të bërë punë të mira, jo në rregullimin e llogarive personale”, ka thënë Salvini.

Kërcënohet Matteo Salvini

Një zarf anonim me një plumb i kalibrit 9 mm është dërguar në drejtim të Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini.

Policia tha se zarfi ishte i dyshimtë për shkak të mungesës së dërguesit, ndërsa asnjë mesazh ose pretendim i caktuar nuk ishte shkruar në të. Zarfi u ndalua në Qendrën Postare në Romë, në Piazzale Ostiense.

Salvini ka reaguar në lidhje më lajmin duke thënë se ‘Ata nuk më trembin dot. Më shumë se te një politikë hipokrite, besoj në solidaritetin e miliona italianëve të respektuar të cilët do të votojnë të dielën.’

Skip to toolbar