Salvini në ‘luftë’ me Evropën, shkak emigrantët

AKTUALITET


Emigracioni i paligjshëm dhe refugjatët që nisen nga brigjet afrikane në drejtim të vendeve të Europës, ka shtuar tensionet mes Italisë, si një nga vendet më të prekura të mbërritjes së emigrantëve, dhe shteteve të tjera anëtare të BE. Me anë të një letre, Minisri i Brenshëm dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, i drejtohet homologut të tij francez, Christopher Castaner se “Italia nuk është kamp i refugjatëve në Evropë”.

“Ne synojmë të jemi të respektuar duke përsëritur se nuk jemi kampet e refugjatëve të Brukselit, Parisit dhe Berlinit. E shpjegova këtë në Helsinki dhe e kam shkruar në letrën për homologun tim francez Castaner”, shkruan Salvini në një postim në Twitter.


Më tej ai shkruan se “Franca dhe Gjermania nuk mund të vendosin për politikat e migracionit duke injoruar kërkesat e vendeve më të ekspozuara si ne dhe Malta”, shprehet Salvini. Letra e Ministrit të Brendshëm të Italisë drejtuar homologut të tij francez, vjen në prag të mbajtjes së një samitit të thirrur në Paris.

28 vendet anëtare të unionit, me pjesëmarrjen e komisionarit për migracionin Dimitri Avramopulos, do të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje për uljen e migracionit të paligjshëm dhe refugjatëve që mbrrijnë në brigjet italiane dhe vendeve të tjera të BE në mënyrë klandestine.

Ndërkohë, lidhur me pjesëmarrjen në këtë takim, Salvini ka vendosur të mos shkojë, duke dërguar në të disa teknikë nga Ministria e Brendshme. Ky vendim i Salvinit, tregon dhe njëherë tensionin mes vendeve anëtare të BE lidhur me migracionin dhe refugjatët që mbrrijnë nga Afrika.




Skip to toolbar