Video/ Mbappe me shokë zhvillojnë stërvitjen në “Air Albania Stadium”

Shqipëria përballet të dielën në mbrëmjen e Kampionët e Botës në “Air Albania Stadium”. Skuadra e “gjelave” zhvilloi pasditen e të shtunës stërvitjen zyrtare, ku në fushë zbritën yjet e kësaj kombëtareje.

Të besuarit e trajnerit Didier Deschamps zbritën në fushën e blertë të “Air Albania Stadium” pasi përfundoi stërvitjen kombëtarja Kuq e Zi.

“Javanews” ka siguruar pamjet nga brenda stadiumit, ku futbollistët e Francës kanë shkelur për herë të parë fushën e gjelbër të “Air Albania Stadium”.

Futbollistë të famshëm botërorë si: Varane, Kimbempe, Zouma, Digne, Tolisso, Kante, Griezmann, Lemar, Mbappe, Giroud, Coman apo Fekir; po zhvillojnën stërvitjen në fushën e blertë.

Neymar-Mbappe, Tuchel: Nuk premtoj se ata do qëndrojnë te PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel është shprehur se PSG ende nuk e ka të garantuar nëse Mbappe dhe Neymar do të jenë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm. Kylian Mbappe zbuloi javën e kaluar se ishte duke menduar për të ardhmen e tij, duke pranuar se ishte i hapur për një “projekt të ri”.

Kjo bëri që PSG të lëshonte një deklaratë duke përjashtuar një mundësi largimi për lojtarin. Ndërkohë, Neymar ka qenë i lidhur vazhdimisht me një interes të Real Madrid, pasi braziliani la Barcelonën për PSG-në për një rekord transferimi prej 222 milionë eurosh.

Trajneri i parisienëve ka folur për mediat gjatë kësaj fundjave, duke u shprehur se: “Unë jam mësuar me këtë situatë. Tani është maj, gjërat që them tani nuk mund të jenë të sakta në këtë muaj. Dëshira ime si trajner është e qartë, dua që të gjithë lojtarët e mi të qëndrojnë te PSG për të vijuar projektin tonë. Puna nuk është përfunduar, sapo ka nisur”.

“Dëshira ime është e qartë, por unë nuk mund të premtoj, se kjo do të ishte naive, dhe unë nuk dua të jem naiv në këtë punë”, ka thënë Tuchel.  PSG njoftoi të shtunën se Tuchel kishte nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin deri në vitin 2021.

“Nëse ai dëshiron të jetë mbreti, froni është i lirë pas ikjes së CR7”

Neymar ose Mbappe, një nga dy lojtarët aktual të Paris Saint-Germain mund të bëhet i Real Madird gjatë merkatos së verës. Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull situatës që po kalojnë dy lojarët aktualisht te PSG-ja në Francë.

“Real Madridi ka një mundësi të shkëlqyeshme për të nënshkruar me një nga dy lojtarët që kanë qenë për një kohë të gjatë në synimet e “Los Blancos”. Neymar dhe Kylian Mbappe janë në një situatë më të pasigurt se kurrë në Paris Saint-Germain dhe Real nuk mund ta lejojnë këtë shans të largohet”, shkruan Marca.

Më tej gazeta spanjolle shkruan se nëse ka një njeri që di t`i shfrytëzojë këto situata ai është Florentio Perez, presidenti i Real Madird. “Nëse është dikush që di se si të menaxhojë situata të tilla është Florentino Perez, i cili është i kualifikuar kur bëhet fjalë për “Galaktikët”. Presidenti i Real Madridit e di se blerja e një prej yjeve të PSG-së do të ishte një fitore e madhe. Luka Joviç, Rodrygo, Militao, Farland Mendy dhe Paul Pogba nuk përputhen me pritshmëritë e tifozëve të Real Madridit”.

“As Eden Hazard nuk i plotëson të gjithë faktorët për t’u konsideruar si “Galaktik”. Ai është një lojtar shumë i mirë, por ai nuk mund të përmendet në të njëjtën frymë si Leo Messi për Barcelonën, Cristiano Ronaldo për Juventusin ose Mbappe dhe Neymar për PSG. Janë katër “Galaktikë” dhe dy prej tyre janë te PSG, të cilët nuk janë të lumtur për arsye të ndryshme”.

“Mbappe duhet ta dijë se nëse dëshiron më shumë përgjegjësi, nuk ka asnjë ekip më të madh se Real Madridid. Nëse ai dëshiron të jetë mbreti, froni është i lirë pas ikjes së Ronaldos. Në të njëjtën mënyrë, Neymar duhet të dijë se nëse në një moment ai dëshiron të rifillojë karrierën e tij, të jetë diçka më shumë se një biznes dhe të largohet një shenjë të vërtetë në futboll, ai duhet të shkojë në Madrid”.

Mbappe drejt largimit, PSG sqaron gjithçka!

Kylian Mbappe, pasi u shpall Kampion i Francës me Paris Saint-Germain, fitoi edhe trofeun “Lojtari i Vitit” në Ligue 1. Megjithatë, pas fitores së këtij çmimi, Mbappe bëri një deklaratë të çuditshme, ku ngrinte pikëpyetje të mëdha rreth të ardhmes së tij. “Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërt do kërkoj një sfidë të re gjetkë”, tha sulmuesi.

Kështu ai la të kuptohet se kërkon diçka më shumë në karrierën e tij si lojtar, ndoshta për të fituar tashmë trofe të rëndësishëm në Europë, siç është Champions League. Megjithatë, kjo deklartatë e Mbappe, sa e zymtë aq dhe intriguese, ka bërë që PSG-ja të sqarojë gjithçka.

Me anë të një komunikate postuar në rrjetet sociale, ku sqaronte se marrëdhënia mes Mbappe dhe klubit do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm. “Për dy vjet, një lidhje e fortë është formuar mes PSG dhe Kylian Mbappe dhe kjo histori do të vazhdojë sezonin e ardhshëm. Me një ambicie të përbashkët për ta bërë historinë evropiane të futbollit në vitin e 50-vjetorit të klubit”.

“Një moment shumë i parashikuar në të cilin të gjithë mund të bëhen bashkë për të shkruar një faqe të re dhe të shkëlqyer në historinë e klubit ku secili individ duhet të luajë një rol të përshtatshëm ndaj kolektivit“.

Mbappe ka shënuar 59 gola në 86 ndeshje të luajtura me PSG-në, duke fituar dy herë titullin kampion dhe një Kupë të Francës. Megjithatë, skuadra dështoi në Ligën e Kampionëve. Për këtë sezon, 20-vjeçari është sulmuesi më i mirë i Ligue 1 me 32 gola.

Skip to toolbar