Neymar-Mbappe, Tuchel: Nuk premtoj se ata do qëndrojnë te PSG

SPORT


Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel është shprehur se PSG ende nuk e ka të garantuar nëse Mbappe dhe Neymar do të jenë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm. Kylian Mbappe zbuloi javën e kaluar se ishte duke menduar për të ardhmen e tij, duke pranuar se ishte i hapur për një “projekt të ri”.

Kjo bëri që PSG të lëshonte një deklaratë duke përjashtuar një mundësi largimi për lojtarin. Ndërkohë, Neymar ka qenë i lidhur vazhdimisht me një interes të Real Madrid, pasi braziliani la Barcelonën për PSG-në për një rekord transferimi prej 222 milionë eurosh.


Trajneri i parisienëve ka folur për mediat gjatë kësaj fundjave, duke u shprehur se: “Unë jam mësuar me këtë situatë. Tani është maj, gjërat që them tani nuk mund të jenë të sakta në këtë muaj. Dëshira ime si trajner është e qartë, dua që të gjithë lojtarët e mi të qëndrojnë te PSG për të vijuar projektin tonë. Puna nuk është përfunduar, sapo ka nisur”.

“Dëshira ime është e qartë, por unë nuk mund të premtoj, se kjo do të ishte naive, dhe unë nuk dua të jem naiv në këtë punë”, ka thënë Tuchel.  PSG njoftoi të shtunën se Tuchel kishte nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin deri në vitin 2021.




Skip to toolbar