Më 29 nëntor mazhoranca “çlirohet” nga Meta

Komisioni i Hetimor Parlamentar ka miratuar me shumicë votash që t’i kërkojë seancës parlamentare zgjatjen me dy muaj të afateve  të punimeve të tij, në mënyrë që të presë raportin final të Komisionit të Venecias. Kryetari i Komisionit Ulsi Manja propozoi që afati të zgjatet me dy muaj, duke argumentuar se raportet e Venecias janë voluminoze dhe kërkojnë përkthim cilësor dhe studim të kujdesshëm nga ana e anëtarëve të këtij komisioni ndaj dhe do të duhet që afati të zgjatet për dy muaj.

“Raportet e Venecias janë voluminoze. Ndaj mendoj se afati prej 2 muajsh është afati i duhur. Nëse ne mbarojmë përpara s’na pengon askush që ta paraqesim raportin në Kuvend”, është shprehur Manja.

Ndërsa përfaqësuesi i opozitës Halit Valteri tha se nuk ishte e nevojshme që procesi të zgjatet kaq shumë, e mjaftueshme do të ishte deri në fund të tetorit.

Deputeti tjetër i opozitës Adriatik Alimadhi kërkoi shkrirjen e komisionit, pasi sipas tij presidenti nuk kishte bërë ndonjë shkelje të madhe që prek interesat e Shqipërisë. Por propozimi i tij ishte disi kontradiktor pasi nga njëra anë kërkoi shkrirjen e komisionit dhe nga ana tjetër kërkoi zhvillimin e seancave dëgjimore me krerët e institucioneve të tjera që kanë dhënë informacion në lidhje me pasojat që solli në vend dekreti i Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve. Propozime këto që u rrëzuan nga Komisioni.

Ndërsa deputeti socialist Alket Hyseni tha se vendimi i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës mund të merret më 29 shtator, në festën e Çlirimit të vendit duke shtuar se “në këtë mënyrë çlirojmë dhe institucionet”. “Venecia e merr vendimin në 12 tetor, por raportin mund ta sjellë në 15 tetor ose dhe më vonë. Është një material që duhet përkthyer dhe duhet ta studiojmë. Kërkon një periudhë kohe më të gjatë. Unë uroj ta mbyllim shumë më shpejt. Uroj që para festave të mëdha të nëntorit shqiptarët  do ta kenë vendimin e këtij komisioni. Për shembull në festën e Çlirimit në datën 29 nëntor ne do të japim vendimin edhe çlirojmë institucionet. Ndaj themi ta shtyjmë me 2 muaj”, u shpreh Hyseni.

Në përfundim komisioni vendosi zgjatjen me dy muaj të afatit të punimeve të tij. Manja njoftoi anëtarët e komisionit me kërkesën që i ka drejtuar institucionit të presidencës të cilës i kërkon materialin sekret që Meta disponon, dhe që dëshmoi gjatë seancës dëgjimore në komision se “elementë të caktuar do të shfrytëzonin protestën e opozitës për të djegur Kuvendin”.

Sipas kreut të Komisionit, Ulsi Manja, ky dokument sekret do të trajtohet në përputhje me ligjin për informacionet e klasifikuara sekret shtetëror dhe me të do të njihet vetëm deputetët që kanë certifikatën e sigurisë nga DISK. “Institucioni i presidencës dhe presidenti është i treguar i gatshëm të na vërë në dispozicion me çdo material. Ky material do të jetë pjesë e dokumentacionit të komisionit”, është shprehur Manja.

Në mbledhjen e mëhershme të këtij komisioni i pranishëm ishte vetë presidenti Ilir Meta, i cili përreth 2 orë iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në lidhje me vendimin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve. Gjatë dëshmisë Meta nuk citoi asnjë nen të Kushtetutës se ku e mbështet aktin e tij për çdekretimin e datës së zgjedhjeve por si argument mbrojtës përdori materialin sekret shtetëror që disponon sipas të cilit “elementë të caktuar do të shfrytëzonin protestën e opozitës për të djegur Kuvendin”. Për të shmangur këtë, Meta tha se vendosi të anulonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Vendim ky që është cilësuar anti kushtetues nga deputetët e maxhorancës dhe për të cilin Komisioni Hetimor do të vendosë përfundimisht brenda dy muajve në vijim./realstory.al

Rama: Meta të respektojë Kushtetutën, opozita po bën vetëvrasje

“Presidenti bën mirë të respektojë Kushtetutën”, kështu është shprehur të martën kryeministri Rama i cili vazhdon fushatën elektorale për të shkuar i qetë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, tashmë të certifikuara edhe nga Kolegji Zgjedhor. Ram tha se dekreti i Metës “është një hata kushtetuese e institucionale” ndërsa kërkoi informacion nga Vasilika Hysi se çfarë po ndodh me shkarkimin e tij. Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë së shpejti raportin për shkarkimin e Presidentit dhe ngritjen e një komisioni hetimor. Kërkesa do të kalojë për miratim në seancën e 4 korrikut, fiks si dhuratë për ditëlindjen e Ramës.

Vendimin e opozitës për të bojkotuar zgjedhjet kryeministri e cilësoi vetëvrasje politike.

“Secili me mendjen e vet, kur nuk do të hysh në zgjedhje nuk merr dot peng gjithë dynjanë, është vetëvrasje politike spektakolare, por s’kemi ca të bëjmë. Kjo histori, unë nuk jam gati për ndeshje, ti nuk do hysh në stadium, kjo nuk ka shans të ndodhë. Nuk është çështja thjesht, është atmosfera e paligjshmërisë dhe klima e krijuar, bjeri murit me kokë dhe kjo përhapet, ca mësimi i jep se në fund kemi harruar thelbin, ose një nga misionet e politikës që të ketë edhe forcën e shembullit, çohen 5 vetë në jë klasë e thonë nuk bëhet mësim se nuk duam ne e bjeri bangave, si është kjo. Çohen 5 veta në trupën e shërbimit në spital e thonë nuk shërbehet, o të ikë drejtori o s’ka, është stimulimi i antiligjet e antishtetit në mënyrën më kriminale dhe për më tepër politikanët që bëjnë ligjet vetë dhe sillen sikur janë mbi ligjet”- tha Rama.

Ai ka thënë se kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu. “Hajde të bëjmë marrëveshje, ta zgjidhim po kështu e ka kushtetuta, por ta zgjidhim tani, rruga e shkurtër që të nxjerrë gjatë, nuk vazhdon kjo histori, prandaj këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, jo kush do zgjidhet kryebashkiak, por si do jetë vendi të nesërmen”-tha ai teksa ka bërë humor me filxhanin e Monës.

Skip to toolbar