Meta, protagonizëm, para nisjes së negociatave të ndërkombëtarëve

Presidenti Meta kërkon me këmbëngulje negociata me kryeministrin, ndërsa lë të kuptojë se Rama e Basha kanë gjetur një mënyrë negocimi mes tyre përmes ndërkombëtarëve, të cilën presidenti e cilëson të gabuar. “Nuk arrihet çelja e negociatave me qoka ndërkombëtare, vetëm me standarde. Këtë Edi, unë dhe Luli e dimë shumë mirë. Duan ta zgjidhin diku tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë ta zgjidhin këtë dhe unë i jap garanci për mbështetje”, tha Meta të enjten, duke aluduar me ironi se Basha e Rama kanë nisur negociatat me ndërkombëtarët.

Për të shmangur këtë, Meta është gati të tërhiqet nga data 13 tetor, dekreti i tij i famshëm për të zhvilluar 3 procese zgjedhore në një ditë, vetëm të ulet me Ramën.

Megjithëse Rama të mërkurën e nxorri jashtë loje presidentin dhe kërkesën e tij të vazhdueshme  për t’u bërë negociator mes palëve, ndërsa Bashën e ftoi dhe tha se është i gatshëm të dialogojë, sërish Meta këmbëngul.

Në deklaratën e së enjtes, presidenti tha nga Durrësi se është gati ta rishikojë dekretin e datës 13 tetor (tani ia ka marrë dorën firmosje dhe çfirmojes së dekreteve në shkelje të plotë me Kushtetutën), me qëllim sipas tij gjetjen e zgjidhjes për krizën, e cila do të përshkallëzohet. Megjithëse me tone të zbutura presidenti tha se kriza nëse nuk zgjidhet, do të përshkallëzohet dhe kostot nuk do të jenë zero. sidomos pwr integrimin.

“Është e qartë se e vetmja datë ku nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Jam fleksibël, meqënëse zotit Rama mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, që ta shikoj 13 tetorin, por përpara 17-18 tetorit. Unë po e pres me shumë durim por edhe me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme se përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero, veçanërisht ata që kanë punuar me përkushtim për të gatuar këtë rrëmujë në Shqipëri”, tha Meta.

Sipas Metës zgjidhja nuk duhet të vijë nga ndërkombëtarët, por se kriza politike mund të marrë zgjidhje vetëm në zyrën e tij presidenciale.

“Duhet të kenë të qartë shqiptarët se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetuese, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Të thotë çfarë të dojë çdo shqiptarë dhe ndërkombëtar që na thotë se gomari fluturon. Kjo mund të ndodhë në art, në piktura, por në Shqipëri gomari nuk fluturon. Të gjitha këto manovra, përpjekje, manipulime, përfshirë edhe qoka ndërkombëtare, janë kundër standardeve për zgjedhje të lira që janë standard i panegociueshëm për të marrë provimin e vjeshtës”, u shpreh Presidenti.

Një deklaratë e tillë e Metës nënkupton se Basha e Rama ndoshta po negociojnë zgjidhjen përmes ndërkombëtarëve duke  e nxjerrë presidentin jashtë loje. Lulzim Basha ishte në Vjenë dhe ndërkohë javën që vjen pritet të mbërrijë në Tiranë sekretari i përgjithshëm i OSBE, i cili siç parashikoi realstory.al pak javë më parë, mund të jetë pikënisja e një negociate ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës.

Mesa duket kur ndërkombëtarët duan, bëjnë edhe gomarin të fluturojë. Dhe këtu presidentin nuk e ndihmon dot frazeologjia popullore. /realstory.al/

40 minuta fjalim dhe asnjë datë për zgjedhjet e ardhshme. Akuza maxhorancës si opozita

Presidenti Ilir Meta foli rreth 40 minuta para gazetarëve mëngjesin e së hënës, ndërsa ka paraqitur argumentet e tij për anulimin e datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve. Por në këto 40 minuta, teksa në fund firmosi edhe dekretin e ri për anulimin e zgjedhjeve, dhe u kujdes të bënte shenjën e shqiponjës si për të treguar se ai përfaqëson kombin dhe unitetin kombëtar, kreu i shtetit nuk dha asnjë datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve, por tha se ato shtyhen në një afat të papërcaktuar. Ndërsa data do të dakordësohet mes palëve.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

“Zgjedhjet do shtyhen në një afat të papërcaktuar. Data do të dakordësohet mes palëve”, tha Meta.

Gjatë fjalimit të tij, ai akuzoi maxhorancës se ka tentuar të kapë të gjitha institucionet e shtetit.

“Maxhoranca tentoi kapjen totale të gjitha institucioneve, ndërsa opozita u përpoq t’ deligjitimojë ato”, tha presidenti, i cili tha se vendimi i tij synon shmangien e një përplasje dhe t’u japë kohë palëve që përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje.

LIVE – Konferencë për gazetarët

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 9. Juni 2019
Skip to toolbar