Disa javë më parë, në ndeshjen Tirana-Laçi, futbollisti i bardhebluve Michael Ngoo u përfshi në një sherr me lojtarët kundërshtar dhe drejtues të klubit kurbinas.
Për këtë arsye, furbollisti anglez u dënua nga Komisioni i Disiplinës Sportive me pesë ndeshje pezullim, duke humbur disa takime të rëndësishme.
Deri më tani, lojtari ka shlyer pothuajse gjysmën e dënimit, ndërsa për ndeshjet e mbetura ai ka apeluar dënimin duke kërkuar falje nga Komisioni i Disiplinës.
Mirëpo kërkesa e Michael Ngoo nuk është marrë parasysh nga organi disiplinor i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e cilësuar këtë kërkesë si të pabazuar në rregullore.
Ja çfarë shkruan Komisioni i Disiplinës në pikën 17-të të vendimeve të marra sot:
17.Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Tirana
nuk do të dalë në fushën e lojës të mërkurën, pasi ndeshjen me Kamzën e ka të
fituar në tavolinë me rezultatin 3-0, pasi Kamza është përjashtuar nga
kampionati. Megjithatë, skuadra bardheblu, pasi ka bërë një ditë pushim pas
ndeshjeve të fundjavës, është rikthyer në stërvitje.
Humbja
me Flamurtarin ishte një rezultat që i ka vështirësuar pozitat e Tiranës në renditje,
me bardheblutë që ndodhen vetëm 3 pikë larg skuadrës së Kastriotit në luftën për
mbijetesë. Stërvitja e parë për këtë javë është zhvilluar ditën e djeshme në
kompleksin “Skënder Halili”.
Trajneri Ardian Mema nuk ka pasur në dispozicion të tij disa lojtarë, Albi Doka, Erion Hoxhallari dhe Marvin Turtulli. Ky i fundit ka kryer stërvitje individuale në palestër, pasi gjatë ndeshjes në Vlorë ka pësuar një dëmtim në sy, ndaj stafi nuk ka dashur të rrezikojë.
Ndërkohë,
siç raporton “Panorama Sport”, në stërvitjen e ekipit bardheblu është rikthyer
Michael Ngoo, i cili pati probleme me gjurin në javët e kalaura. Ky është lajm
i mirë për skuadrën, mirëpo futbollisti anglez ende nuk është i gatshëm për
ndeshje, pasi vuan dënimin me 5 ndeshje pezullim nga federata.
Me
ndeshjen e ditës së nesërme, që nuk do të luhet pasi Kamza është përjashtuar nga
kampionati, Ngoo shlyen dënimin për tre ndeshje, ndërsa ende nuk dihet nëse
komisioni i apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të bëjë diçka për të
falur dënimin për dy ndeshjet e mbetura të sulmuesit të Tiranës.
Tirana
duhet të mobilizohet për takimin e fundjavës së ardhshme, pasi përball do të ketë
Teutën, që gjithashtu ka bërë hapa fals në ndeshjet e fundit, duke rrezikuar
pozitat për zonën e Europës.