Policia njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur
gjatë natës në rrugën Fushë-Krujë – Milot. Makina me targa Durrësi ka dalë nga
rruga dhe është përplasur me një shtyllë
të tensionit të lartë ndërkohë që shoferi nuk gjendet ende.
Policia njofton se makina “Mercedes Benz” mban
targën DR 1559 E. Madje përplasja me shtyllën e tensionit ka qenë aq e rëndë sa
e ka këputur atë në disa pjesë, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës
përreth.
Fakti që shoferi nuk është gjendur, policia dyshon
se personat që udhëtonin në të mund të jenë persona me probleme penale, ose
mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë.
Policia po punon për identifikimin e pronarit të mjetit në mënyrë që të hidhet dritë mbi aksidentin enigmatik.