Rashica dhuron “magji” me Werder

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica konfirmoi formën e shkëlqyer në Gjermani me Werder Bremen, teksa të mërkurën realizoi një tjetër gol spektakolar.

Pak ditë pas golit në kampionat, Rashica gjeti përsëri rrjetënm me Werder, këtë herë në kampionat. Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e gjashtë të takimit.

Rashica mori topin nga mesi i fushës dhe ruajti kontrollin e tij duke kaluar mes kundërshtarëve, ndërsa në hyrje të zonës lëshoi një predhë duke e dërguar sferën në rrjetë.

Werder Bremen kishte përballë një rival modest në ndeshjen e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë, Heidenheim.

Ky ishte goli i katërt për Milot Rashicën me Bremen për këtë sezon. Më herët sulmuesi i “Dardanëve” ka shënuar tre herë në Bundesliga.

Video/ Rashica “bën magji”, gol spektakolar për Bremen

Werder Bremen luan në transfertë ndaj Bayern Leverkusen në javën e nëntë të kampionatit gjerman. Vendasit kaluan shpejt në avantazh me një autogol të Toprak, duke mbajtur të paprekur rrjetën deri në minutën e 40-të.

Në këtë moment, sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica shënoi, ndoshta golin më të bukur të javës në Bundesliga. Kosovari gjeti rrjetën nga jashtë zone, duke shënuar me të majtën një top që fluturoi mbi kokën e portierit dhe përfundoi në rrjetë.

Teknika e realizimit të golit nga Rashica u brohorit nga tifozët, ndërsa Bremen gjeti barazpeshën në fushën e lojës. Ky është goli i tretë për Milot Rashicën për këtë sezon. Megjithatë, kujtojmë se sulmuesi kosovar nuk u aktivizua për disa ndeshjen me Bremen, pasi kaloi një dëmtim.

Rashica rikthehet me “perlë”, por Dortmund-Werder bëjnë paqe

Dortmund e Werder Bremen ndanë nga një pikë në takimin më të rëndësishëm të javës së gjashtë në Bundesliga. 2-2 përfundoi sfida, ndërsa Bremen e nisi në mënyrë të shkëlqyer, me sulmuesin kosovar Milot Rashica, që luajti ndeshjen e tij të parë pas dëmtimit me skuadrën e Werder. Rashica gjeti rrjetën që në minutën e 7-të të sfidës, kur lëshoi një “silur” drejt portës së Dortmund.

Megjitatë, Gotze barazoi dy minuta më pas, ndërsa Marko Reus kaloi në avantazh Dortmundin në fund të pjesës së parë. Por me rikthimin nga pushimi i ndeshjes, Werder gjeti përsëri rrjetën, këtë herë me Firedl, që barazoi shifrat në 2-2. Pas pikës së marrë në takimin e së shtunës, Dortmund del nga zona e Europës, ndërsa Bremen ruan vendin e 10 në renditje me 7 pikë.

Bayern Munich mundi Paderbornin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, me rezultatin 3-2. Gnabry shënoi në minutën e 15` golin e parë, ndërsa në të 55` Coutinho dyfishoi për Bayern. Megjithatë, Paderborn gjeti rrjetën në të 68`, ndërsa Lewandowski shënoi përsëri në të 79`.

Collins në të 84` ngushtoi shifrat, por pa mundur t`i heq fitoren Bayern, që me tre pikët e marra në këtë takim, ngjitet në vendin e parë në Bundeslia me 14 pikë, duke përfituar nga ndalesa e Leipzig, që u mund në shtëpi 1-3 nga Schalke.

Milot Rashica thotë fjalë zemre për Werder-in pas mbylljes së sezonit!

Milot Rashica u shndërrua në liderin e Werder Bremen gjatë pjesën e dytë të këtij sezoni, duke realizuar 9 gola në fazën e dytë të kampionatit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte dhe dje, në ndeshjen e fundit të kampionatit, që Werder fitoi ndaj Leipzig me rezultatin 2-1.

Megjithatë, kjo fitore e ekipit të ksoovarit, ishte e pavlefshme, pasi skuadra e humbi prej javës së kaluar luftën për të arritur një vend në Europa League, pasi vendi i shtatë në kampionat u mbajt nga Eintract Frankfurti.

Gjithësesi, për Milot Rashicën ky ka qenë një sezon i shkëlqyer, gjë të cilën e ka shprehur dhe vetë lojtari me anë të një reagimi që ka bërë në profilin e tij në facebook.

“Mbyllja e sezonit me një fitore është gjithmonë e kënaqshme. Ishte një periudhë intensive me disa ndeshje të shkëlqyera. Megjithëse largimi nga gjysmëfinalja e kupës dhe mungesa e arritjes së Europës, na bën të shohim pas me një sy që qesh një sy që qan. Faleminderit familjes Werder për mbështetjen e pabesueshme”.

Closing the season with a win is always satisfying. It was an intensive periode with some great matches. Though arriving…

Gepostet von Milot Rashica am Samstag, 18. Mai 2019

Ekskluzive: Nga trajneri gjerman për stolin e Shqipërisë te Rashica, Altin Lala tregon gjithçka!

Për Armand Dukën, periudha 25 mars deri më 10 prill, ka qenë kohë e ngjeshur me telefonata, takime dhe analiza emrash trajnerësh, për të zjedhur pasardhësin e Christian Panuccit në krye të stolit të Kombëtares. Altin Lala është një prej ish-lojtarëve të ekipit kombëtar të Shqipërisë, që vijon të jetë pranë futbollit duke punuar si menaxher lojtarësh. Kjo detyrë i jep mundësi ish-kapitenit kuqezi, që ketë njohje të mira me trajner të huaj.

Për këtë arsye, Armand Duka, ashtu si dhe me ish-futbollistin tjetër të kombëtares Edvin Murati, ka pasur një bisedë me Lalën, duke i kërkuar këtij të fundit që t`i sygjerojë një emër për trajner të ekipit kombëtar. Michael Skibbe është emri që Lala i ka sygjeruar Armand Dukës, por që palët nuk kanë shkuar në negociata pasi, ish-ndihmësi i Rudi Feler te kombëtarja gjermane, kishte firmosur një kontratë me akademinë e Dortmundit.

Megjithatë, emri i Skibbe del për herë të parë në skenë, si një kandidat që mund të merrte drejtimin e Kombëtares kuqezi. Sakaq, Lala analizon emërimin e Edi Rejës në krye të stolit të ekipit përfaqësuese, duke vlerësuar eksperiencën e trajnerit italian. Në fund, ai zbulon për “RealStory.al”, se pas shpërthimit të Milot Rashicës, futbollist që menaxhohet nga Altin Lala, ka nisur interesimi i klubeve të mëdha për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.

Altin, si të duket emërimi i Edi Rejës si trajner i ekipit kombëtar?

Është emër i njohur në futbollin italian. Shpresoj që ai të njihet sa më shpejtë me skuadrën dhe pastaj të zbatojë idetë e tij për të marrë rezultate pozitive.

Me që ka pasur menaxhim vetëm klube, i trembesh këtij fakti, pasi s`ka eksperiencë me ekipet kombëtare?

Absolutisht jo, ai ka shumë eksperiencë por është dhe njeri që ka energji pozitive. Kjo është diçka pozitive për të transmetuar energji dhe në skuadër. Mbi të gjitha mendoj se trajneri i kombëtares dhe trajneri i klubeve ka diferenca, por jo në të punuar. Madje ke më tepër kohë për të vëzhguar lojtarët dhe për të krijuar grupin. Më pas për t`i transmetuar idetë futbollistëve. Kështu që mendoj se eksperienca që ka ai do të jetë diçka pozitive.

Nëse bën një krahasim me Panuccin, si e sheh Edi Rejën në raport me ish-trajnerin, duke pasur parasysh aspaketin professional si ish-futbollist?

Futbollisti dhe trajneri janë dy gjëra krejt ndryshe. Panucci ka qenë futbollist i mirë, ndërsa Edi Reja ka qenë trajner i mirë. Kjo është ajo që unë do thoja nëse bëjmë një krahasim mdisi tyre. Panucci është i ri në pozicionin e trajnerit dhe natyrisht që ka akoma për të mësuar. Në shumicën e rasteve, lojtarët e mëdhenj janë bërë rrallë trajner po ta marrim në proporcion. Është Mourinho që ka luajatur në ligën e dytë, apo Guardiola që ka luajtur me Barcelonën por nuk ka qenë lojtari më i mirë në ekip. Unë  e shoh ndryshe, pasi duke qenë “lojtar i madh” ndonjëherë bën më shumë gabime.

Shumë lojtarë të ekipit kombëtar luajnë në ligat italiane, mendon se Armand Duka synon trajnerët italian prej këtij fakti, apo ka diçka tjetër sipas teje?

Kemi dhe mentalitetin shumë të ngjashëm me italianët. Fakti që shumë shqiptar jetojnë në Itali është diçka pozitive. Suksesi që patëm me Gianni De Biassin është një precedent, gjuhën e kuptojnë shumica e shqiptarëve, diçka që sipas mendimit tim është pozitive. Natyrisht kemi pasur dhe trajner gjerman siç ka qenë Brigeli, që ka qenë pozitive për kohën. Megjithatë, zgjedhja e Edi Rejës mendoj se është shumë pozitive. Trajneri ka eksperiencë, ka akoma energji të punojë dhe pastaj do t`ia lëmë kohës.

Kontrata e trajnerit të ri është deri në fund të muajit nëntor kur përfundojnë kualifikueset e Euro 2020, si e vlerëson këtë fakt?

Për mendimin tim është zgjidhja më e mirë e mundshme për të dyja palët. Nga njëra anë trajneri ka kohë pët të treguar vlerat e tij, ndërsa në krahun tjetër federata nuk ka rrezik të madh. Në qoftë se kjo nuk do të funksionojë, ka mudësi për të gjetur një trajner tjetër. Megjithatë, unë shpresoj që ai të rinovojë kontratën dhe të vazhdojë për disa vite me Shqipërinë. Them që do ishte gjëja më e mirë.

Altin, Edvin Murati, si menaxher futbolli, i ka propozuar Armand Dukës një emër për trajner të kombëtares. Ju keni pasur kontakt, me që jeni menaxher dhe a i keni propozuar një emër konkret kreut të FSHF-së për përfaqësuesen?

(Qesh), po, i kam sygjeruar dhe unë një emër gjerman. Michael Skibbe, tani ka shkuar në Dortmund tek akademia. Ka qenë ndihmësi i Rudi Feler te kombëtarja Gjermane, ka qenë te Liverkusen. Është një njeri shumë pozitiv. Mirëpo ai ka pasur kontratë dhe mbeti vetëm si sygjerim pa influencuar te presidenti. Por firma me Edi Rejën mendoj se është zgjidhje e mirë, kështu që shpresoj të çdo gjë si duhet.

Me qenë se po flasim për menaxhimin, si është marrëdhënia me Milot Rashicën tani që po kalon një sukses të jashtëzakonshëm te Bremen?

Ai tani është në ritmin, që unë kam besuar se do e merrte. Ka të dhëna jashtëzakonisht të veçanta, që në futbollin e sotëm ka pak lojarë që i kanë ato të dhëna. Unë i kam thënë që duhet t`i prekësh gjërat vetë dhe t`i besosh pastaj. Për këtë më bëhet qejfi, pasi që nga janari deri tani ka marrë një emër shumë të madh në Bundesligë dhe në Europë. Emri i tij tani përflitet shumë, kështu që idea është që të mbajë ritmin konstat, pasi ka dhe faza ku mund të mos japësh më të mirën. Por ai ka kualitet të jashtëzakonshëm, që dhe në një lojë të keqe, mund të nxjerr një assist, apo mund të shënojë një gol nga hiçi. Kjo është e veçanta që ka Miloti dhe për këtë gjë ai akoma duhet të jetë në “Hight Level”.

Kanë nisur klube të huaja ti bjenë telefonit Altin Lalës për Milot Rashicën?

Për momentin ka shumë klube që interesohen, por s`mund të them emra sepse nuk është serioze. Ka inters nga klube të mëdhaja, por është gjë që duhet menduar hap pas hapi. Ai duhet të mbajë këtë ritëm, sepse dhe klubi i Verder Bremenit është klub nga ku kanë dalë lojtarë që kanë shkuar te Real Madrid apo diku tjetër. Ka potencial që të zhvillohet dhe më mirë dhe të jetë më i qëndrueshëm.

Mund të bëhet Rashica lojtari më i suksesshëm shqiptar në histori, duke pasur parasysh vlerën e transferimit që mund të arrijë si lojtar dhe klubin ku mund të luajë në të ardhmen?

Unë e kam thënë pesë vjet më parë. Nga të dhënat që ka ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Shqiptarisë. Është në rrugën e duhur, por duhet të shkosh deri në fund të kësaj rruge. Nëse vazhdon me këtë ritëm, padyshim që do ketë sukses. Ka talentin, por mbi të gjitha është djalë i mirë dhe kjo është pozitive, pasi mund të jesh futbollist i mirë, por mund të jesh dhe “idiot”. Rashica është lojtar shumë i mirë por dhe djalë shumë i mirë. I kam thënë që mos merr për idhull Kasanon apo Balotelin, këto “palaço” që nuk e dinë ku janë. Të jesh futbollist i mirë mbi të gjitha duhet të jesh dhe njeri me karakter.

Milot Rashica po lulëzon te Werder Bremen

Washington Post i kushton një artikull futbollistit shqiptar

Milot Rashica po kalon një formë të shkëlqyer në Gjermani me Werder Bremen, teksa vetëm mbrëmjen e djeshme, shënoi përsëri ndaj Schalkes në Kupën e Gjermanisë. Goli i tij ishte i jashtëzakonshëm, i shënuar nga jashtë zone dhe me një harkim spektakolar.

Bremen u kualifikua në turin tjetër të kupës, ndërsa Rashica shijon frutet e punës së tij. Ky sezon ka qenë vërtetë i mbarë për sulmuesin anësor, teksa ka shënuar deri më tani 9 gola në të gjitha garat në Gjermani.

Shkëlqimi i Milot Rashicës ka kaluar kufijtë e Gjermanisë, por edhe të Europës. Është Washington Post, që i ka kushtuar një artikull të gjatë futbollistit nga Kosova, që po përjeton një moment të shkëlqyer në karrierë. “Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, po lulëzon te Werder  Bremen”, e vendos titullin kreysor të shkrimit gazeta amerikane.

Më tej, në artikullin kushtuar Milot Rashicës, gazeta amerikane citon fjalët e trajnerit të Bremenit, Flirna Kohfeldt, i cili është shprehur se futbollisti kosovar është rritur shumë profesionalisht.

 “Ai ka bërë hap gjigant. Është më i sigurt në vetvete dhe tani thjesht mund të bëjë gjëra të tilla”, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane, ndërsa ka vijuar: Me topin, Rashica mund të bëjë gjithçka që ju nevojitet për të fituar ndeshjen. Ai ka një goditje të shkëlqyer, qoftë nga distanca apo dhe brenda zonës së penalltisës. Këmba e tij e djathtë është një armë e rrezikshme”, ka thënë Kohfeldt.

Washington Post, ndër të tjera në artikull, ka cituar edhe fjalët e Milot Rashicës, që ky i fundit ka thënë në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Werder Bremen.

Ai  ka rrëfyer ndër të tjera ndryshimin e madh midis Bundesligës dhe ligës së parë në Hollandë, ndërsa ka treguar se i është dashur kohë për tu përshtatur. “Ka ndryshim të madh midis dy kampionateve. Mu deshë shumë kohë për tu përshtatur me stërvitjen dhe stilin e lojës me shokët e skuadrës”, ka thënë Rashica.

Rashica mes yjeve për golin më të bukur në Bundesliga

Në Gjermani po evidentohet çdo ditë  e më shumë talenti i Milot Rashicës, sulmuesit kosovar që aktivizohet me skuadrën e Werder Bremen.

Viti 2019 ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për 22-vjeçarin, që ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje të Bundesligës.

Shpërthimet e Rashicës në krah kanë qenë mahnitëse dhe kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe jo vetëm në Gjermani.

Sakaq, Bundesliga ka renditur 5 golat më të bukur të realizuar deri më tani nga lojtarët e kampionatit gjerman, ku mes tyre nuk mungon Milot Rashica.

Ylli kosovar i Bremen është renditur në vendin e katërt të Bundesligës me golin e realizuar ndaj Augsburg, ku është përzgjedhur goli i tretë i shënuar nga Milot Rashica në atë ndeshje.

5. Yussuf Poulsen (Leipzig): Goli i katërt në fitoren 5-0 ndaj Hertha Berlin. 7 gola në vitin 2019, 15 këtë sezon për të.

4. Milot Rashica (Werder Bremen): Goli i tretë në fitoren 4-0 ndaj Augsburg. 7 gola në vitin 2019, 8 këtë sezon për të.

3. Ishak Belfodil (Hoffenheim): Goli i dytë në fitoren 3-0 ndaj Hannover. 9 gola për vitin 2019, 13 për këtë sezon.

2. Andrej Kramaric (Hoffenheim): Goli i dytë ndaj Nurnberg në fitoren 2-1. 9 gola në vitin 2019, 15 për këtë sezon.

Robert Lewandowski (Bayern Munich): Goli i parë në barazimin 1-1 ndaj Freiburg. 11 gola për vitin 2019, 21 për këtë sezon.

Milot Rashica surprizohet nga studentët

“Ai është burim frymëzimi për ne”

Milot Rashica është duke kaluar një formë të shkëlqyer kohët e fundit. Një ditë pasi ai shënoi në Kupën e Gjermanisë, i është rezervuar një suprizë nga disa studentë nga Kosova dhe Gjermania. Rashica është një legjendë për studentët nga Kosova, ose ndoshta një “legjendë e vogël”, siç e pranon vetë futbollisti i talentuar.

Kosovarët jaën tifozë të mëdhenj të futbollit, gjë që është e dukshme kur luan përfaqësuesja jonë. Të rinjtë dhe të moshuarit janë të pasionuar pas futbollit dhe na mbështesin”, ka Thënë Rashica.

Luani, një student 16 vjeçar nga Prizreni, që ka vizituar Rashicën në Bremen, është shprehur se ai, Rashica, është një shembull për shumë të rinj në Kosovë.

Luani nga Prizreni

“Ai është një burim frymëzimi dhe motivimi. Rashica është shembull për shumë të rinj nga vendi ynë, për atë që mund të arrish me punë. Ai e ka bërë këtë gjë në një nga ligat më të mëdha të futbollit në botë”, është shprehur studenti kosovar.

Një tjetër studente e re, Emona, po nga Prizreni, tregon gjithashtu përshtypjet e saj për Milot Rashicën.

“Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndienje është, që një lojtar nga Kosova është pjesë e një prej klubeve më të forta në Gjermani. Unë jam tifoze e futbollit, sidomos kur luan ekipi ynë përfaqësues. Kjo më bën të ndihem krenare, sidomos me Milotin. Takimi me të ishte vërtetë diçka e madhe, pasi ai gjeti kohën për t`iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tona”, ka thënë ndër të tjera studentja kosovare.

Emona nga Prizreni
Skip to toolbar