Si Kryemadhi (dhe Meta) fituan 1 milion euro

Marrë nga Shqiptarja.com

Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e martë se bashkëshortja e tij i ka siguruar fëmijët pasi ka në pronësi një pallat. Po si arriti Kryemadhi të ndërtonte një pallat me të ardhura bazë vetëm pagën? Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pallatin në Tiranë dhe vilën në Gjirin e Lalëzit me një sipërfaqe toke të blerë 5 milionë lekë dhe një pjesë të dhuruar nga vëllai i Kryemadhit.

Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi deklaron se ka blerë 1200 m2 tokë, me vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai i saj. Një vit më vonë, pra në vitin 2008, Kryemadhi lidh një kontratë sipërmarrje me kompaninë Agi-Kons shpk, pa vlerë të specifikuar, për ndërtimin e një pallati në tokën me sipërfaqe 1900 m2. Sipas kontratës së deklaruar, Kryemadhi do të përfitonte 35 % për qind të pallatit.

Në vitin 2010, Meta dhe Kryemadhi, blejnë apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k, e njohur ndryshe si vila në Gjirin e Lalzit. Për të përfituar vilën, Meta dhe Kryemadhi thonë se kanë këmbyer sipërfaqen ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % (më parë 35 %) të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Pra, nga toka që Kryemadhi ka dhënë për pallat, është përfituar pjesë në pallat dhe vila në Gjirin e Lalzit. Çfarë ndodh më tej? Në vitin 2014, Monika Kryemadhi deklaron se është pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2, në pallatin në fjalë. Nga viti 2014 dhe në vijim Kryemadhi nis shitjen e apartamenteve.

Shitja e apartamenteve

Që nga viti 2014 deri në vitin 2018, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente me vlerë 890 mijë euro. Në vitin 2014, Kryemadhi ka shitur dy apartamente me vlerë 57 798 euro dhe 64 020 euro. Gjatë vitit 2016, Kryemadhi ka shitur katër apartamente, konkretisht me sipërfaqe 200 m2 në vlerën 345 000 euro, 104.74 m2 në vlerën 60 958 euro, 166.2 m2 në vlerën 85 088 euro dhe 108.5 m2 në vlerën 57 885 euro.

Gjatë vitit 2017, Kryemadhi ka shitur dy apartamente të tjera, konkretisht apartament me sipërfaqe 101 m2 në vlerën 55 550 euro dhe apartament me sipërfaqe 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro. Gjatë vitit 2018, Monika Kryemadhi ka shitur edhe dy apartamente me sipërfaqe 76.99 m2 me vlerë 42 284 euro dhe sipërfaqe 133,7 m2 me vlerë 64 103 euro. Po gjatë këtij viti, Kryemadhi deklaron një pagesë në vlerën 145 mijë euro për likuidimin e këstit të dytë të një kontrate, por nuk specifikohet lloji i saj./shqiptarja.com

Pse s’është Monika, nuk funksionon parlamenti?! Balla reagon ndaj Metës

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta u shpreh se parlamenti është jofunksional, por përgjigjen e ka marrë sot nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në fjalën e mbajtur në parlament, Balla u shpreh se megjithëse mungon Monika, në vend të saj në parlament është Ralfi, kështu që s’mund të thuhet se parlamenti është jofunksional. Ai gjithashtu i bëri thirrje opozitës që të ulen në tryezën e dialogut.

“Më vjen keq e më duhet ta them që Presidenti e rendit veten në krah të atyre që mendojnë se reforma nuk ka ecur sic duhet edhe pse nuk ka një partner sot që nuk e vlerëson. Parlamenti sipas Presidentit nuk qenka funksional. Po pse? Sepse nuk është Monika dhe është Ralfi? Realisht dua t’jua them le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur, të punojmë për Shqipërinë europiane”, u shpreh Balla.

Skip to toolbar