Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe Fitim Muji, shoferi i kësaj të fundit që gjithashtu u vu në pranga, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete në makinë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, u arrestua nga Policia dy ditë më parë bashkë me dy personat e sipërpërmendur që e shoqëronin në makinë, ku iu gjetën në çantë edhe një pistoletë dhe 23 fishekë.
Syla dhe Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.
“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.
Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.
Një ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,
Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar,
Sonila Qato, dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, inspektuan nga
afër përfundimin e punimeve në Rrugën e Kombit.
Balluku tha se tashmë edhe ky segment rrugor
është pjesë e hartës së akseve nacionale punimet për të cilët janë mbyllur dhe
dorëzuar dhe që tashmë është plotësisht i aksesueshëm për përdoruesit.
Ajo nënvizoi se rritja e sigurisë rrugore ka
qenë në fokus të këtij projekti duke shtuar se mangësitë e evidentuara në
projektin fillestar krijuan edhe vonesa duke marrë kohë për gjetjen e
zgjidhjeve të tjera në mënyrë që ky aks të përmbyllej plotësisht.
“Siguria rrugore ka qenë një nga elementet
kryesorë që është zbatuar me përpikëri në këtë aks duke qenë se është një nga
prioritetet që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhe kompleksiteti i kësaj pjese ka
qenë i ditur për publikun. Kjo është një kontratë e lidhur në vitin 2009 me
kompleksitet të madh teknik, me një projekt gjithashtu të gabuar, siç e kemi
parë dhe herë të tjera në projekte të mëparshme siç është dhe rruga
Tiranë-Elbasan apo dhe gjetkë dhe përfundimisht i është gjetur një zgjidhje
teknike”, deklaroi Balluku.
Por pavarësisht këtyre pengesave, ministrja
Belinda Balluku theksoi se tashmë kjo rrugë, me standarde europiane, është
plotësisht e hapur dhe në dispozicion të përdoruesve të saj.
“Ashtu si shumë kontrata të tjera të cilat
kanë qenë të hapur prej vitesh në kantieret e rrugëve nëpër Shqipëri edhe kjo
rrugë dorëzohet. Pra bëhet e kalueshme për automjetet duke filluar nga sot. Një
rrugë sipas të gjitha parametrave europiane të sigurisë rrugore. Kukësi, por
kjo është një rrugë që i takon gjithë Shqipërisë, e meriton një rrugë të tillë.
Ne jemi shumë të kënaqur dhe ndihemi krenar që çdo ditë e më shumë i shtojmë
listës së akseve kombëtare rrugë të kësaj cilësie kaq të lartë”, u shpreh
Balluku.
Gjatë këtij inspektimi Qato deklaroi se ky ka
qenë një projekt i cili kishte pjesë të tij disa vepra madhore dhe me
kompleksitet të lartë por që morën zgjidhjen e duhur nga ana e kompanisë
kontraktuese.
“Lajmi i mirë është që lançojmë hapjen për trafik të 7 viadukteve dhe rakordimet përkatëse të cilat janë kryer në infrastrukturën e cila lidh 13 kilometra. Janë 13 kilometra të cilat vihen në përdorim të gjithë mjeteve dhe përdoruesve të mjeteve që kalojnë në “Rrugën e Kombit” duke rritur sigurinë rrugore dhe duke rritur padiskutim dhe performancën e të gjithë kësaj vepre madhore e cila përbën “Rrugën e Kombit”, u shpreh Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Për pak ditë do të jetë funksionale dhe
karrexhata e re e autostradës Kukës-Morinë. Drejtoresha e Autoritetit Rrugor
Shqiptar, Sonila Qato ka inspektuar punimet në 7 urat e ndërtuarat, të cilat
kishin mbetur pa përfunduar prej vitesh. Nëpërmjet një njoftimi për mediat,
ARRSH njofton se rruga do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve pas pak ditësh,
ndërkohë që po punohet për përfundimin e sinjalistikës, pasi çdo proces tjetër pune
është mbyllur.
“Shumë shpejt hapet e plotë rruga Kukës-Morinë.
Drejtoresha e ARRSH-së inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të 7 urave
(Viadukteve) të ndërtuara tashmë në
rrugën kombëtare Kukes-Morinë pak ditë përpara hapjes për trafik. ARRSH dhe
Kontraktori po punojnë të organizuar në këtë vepër madhore dhe me intensitet të
plotë këto ditë me qëllim që rruga të jetë e hapur për përdorimin e mjeteve
shumë shpejt”, shkruhet në njoftim.
Segmenti nga Kukësi deri në doganën e Morinës ishte një nga pjesët e mbetura të papërfunduara të autostradës Durrës-Kukës. Problemi kryesor ishte mospërfundimi i 7 urave, të cilat pengonin lëvizjen e mjeteve në të dyja karrexhatat e rrugës. Gjithashtu, për shkak të mospërfundimit të këtij segmenti rrugor, jo vetëm kishte vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por shpesh janë shkaktuar dhe aksidente me pasoja fatale.
Pas festës së Bajramit, shtetasit kosovarë kanë
nisur të hënën pushimet drejt Shqipërisë gjë që ka shkaktuar fluks të madh
makinash në doganën e Morinës, si dhe ka sjellë trafik të rënduar në
qarkullimin e automjeteve.
Policia njofton se nga ora 3 e mëngjesit të së
hënës e deri tani kanë hyrë në kufirin shqiptar 22145 shtetas dhe 4058
automjete. Megjithë masat e marra nga policia, trafiku vazhdon të jetë i rënduar.
“Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të
mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e
përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje
Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen
kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të
dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi.
Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar
aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në
drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në
rrugën e kombit”, njofton policia.
Policia gjithashtu u bën apel drejtuesve të
automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mbajë rradhën për
të kaluar duke mos bërë parakalime, pasi ato sjellin bllokim të mëtejshëm të
trafikut. Gjithashtu bëhet e ditur se po bëhen punime të Ura e Kukësit dhe për
këtë arsye policia është në monitorim të të gjithë trafikut.
“Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen
punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e
automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes.
Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e
mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin
e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e
tyre dhe të përdoruesve të rrugës .
Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.