Moti i keq shkakton vonesa me mbërritjen e trageteve në Durrës

Moti i keq shkakton probleme në lundrimin detar në disa nga portet e vendit. Sipas Balkanëeb, referuar burimeve nga Kapiteneria e Durrësit, probleme janë shfaqur në lundrimin e anijeve tregëtare dhe peshkarexheve. Edhe për lundrimin e trageteve ka pasur probleme, ku për shkak të detit me dallgë të mëdha janë shkaktuar vonesa.

Gjatë të dielës, në Durrës mbërriti në kohë trageti i nisur nga Bari, ndërsa gjatë ditës pritet të mbërrijnë dy tragete, një nga Bari dhe një tjetër nga Ankona, me një total prej rreth 5 mijë pasagjerësh. Moti i keq vjen në një moment kur fluksi i emigrantëve që kthehen për fundvit në Shqipëri është i madh.

Ndërkohë Kapiteneria dhe Policia kufitare kanë marrë masa për të lehtësuar kalimin e tyre në pikën kufitare me shtimin e personelit dhe të sporteleve. Numri i pasagjerëve që presin në Bari për tu kthyer në atdhe është i lartë e për pasojë tragetet po punojnë me kapacitet të lartë duke bërë dy rrugë në ditë vajtje- ardhje.

Tragetet nuk kanë patur probleme në lundrim, por u është ndaluar lundrimi në det peshkarexhave, duke u kërkuar pronarëve të tyre të marrin masa deri në përmirësimin e motit. Për shkak të motit të keq, janë raportuar ndalim lundrimi edhe për peshkarexhat në porte të tjera të vendit. Moti me reshje shiu dhe erëra të forta do të vijojë gjatë gjithë ditës së diel, sipas njoftimit zyrtar të Institutit të Gjeoshkencësu, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Moti i keq, kujdes me shpejtësinë

Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë, pasi moti i rënduar me shtrëngata shiu, ka krijuar probleme. Në një komunikatë për mediat, Policia Rrugore shprehet se zonat më problematike në vend janë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Krujë dhe Lezhë.

Policia kërkon që drejtuesit e mjeteve të mos udhëtojnë në rrugë me shumë se 50 km/h në rrugë nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra. Gjithashtu, kërkohet të bëhet kujdes gjatë hyrjeve dhe daljeve nga tunelet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe në Rrugën e Kombit.

Pasditja e të hënës dhe orët e mbrëmjes janë shoqëruar me reshje dhe shtrëngata shiu. Për shkak të tyre, në disa rrugë të kryeqytetit ka pasur probleme nga pemë të rëna në tokë apo përcjellës të energjisë elektrike.

Itali, breshëri sa një top tenisi plagos 18 persona

Moti i keq, prej disa ditësh, ka përfshirë edhe Italinë me reshje dhe stuhi të forta të cila kanë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por edhe të plagosur. Në Pescara janë plagosur 18 persona si pasojë e stuhisë së breshërit, që arrinte madhësinë e një topi tenisi.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa dëmet materiale që ai la pas janë të shumta, duke shkatërruar makina, dritare dhe shumë rrugë.

Stuhia dhe era e fortë, 13 të plagosur nga aksidentet

Moti i keq është bërë shkaktar i shumë aksidenteve të ndodhur gjatë ditës së mërkurë në mbarë vendin. Shqipëria është përfshirë nga stuhitë e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm duke u bërë shkaktarë i të paktën 4 aksidenteve dhe një bilanci me 13 të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt Tiranës.

Një makinë e Ambasadës ruse me tagra diplomatike është aksidentuar në aksion rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Murrashit”, ku makina me targa diplomatike ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tip “Benz”. Aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosur janë zyrtari i Ambasadës Ruse në Tiranë, Nikhain Kruchinina, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij Darja Igor Kruchinina si dhe drejtuesi i makinës tjetër, shtetasi Besnik Gora, 25 vjeç. Fatmirësisht të tre të plagosurit kanë marrë plagë të lehta dhe nuk ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Një tjetër aksident është shënuar në aksion rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku po për shkak të lagështisë së madhe, makina ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë jashtë rreziku për jetën.

Lagështia e madhe në rrugë dhe erërat e forta kanë nxjerrë një tjetër makinë nga rruga në Pogradec pranë vendit të quajtur Vërdovë. 8 të rinj të moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë, kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë përfunduar jashtë rruge. Dy prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar drejt Tiranës.

Një tjetër mjet ka dalë nga rruga në Balldren, por fatmirësisht këtë herë nuk janë shënuar të plagosur.

Moti i keq përveç aksidenteve ka shënuar edhe shumë dëme materiale në Shëngjin dhe Divjakë duke shkatërruar biznese e makina, ndërsa në disa zona të Shqipërisë janë dëmtuar rrjetet e furnizimit me energji elektrike duke lënë banorët pa drita .

Skip to toolbar